Lewis Hamilton

Lewis Hamilton
Lewis Hamilton
Lewis Hamilton
Karriera në Formula Një
KombësiaFlamuri Mbretëria e Bashkuar
Ekipi aktualMercedes
Numri i makinës44
Pjesmarrje245
Kampionate7 (2008, 2014, 2015, 2017, 2018)
Fitore103
Podiume137
Pikët gjithsej3,086
Pol pozita103
Xhiro të shpejta41
Pjesmarrja e parëÇmimi i madh i Australisë 2007
Fitorja e parëÇmimi i madh i Kanadasë 2007
Fitorja e funditÇmimi i madh Arabisë Saudite 2021
Pjesmarrja e funditÇmimi i madh i Abu Dhabi 2021
Sezoni i fundit1ri (408 pikë)

Lewis Carl Davidson Hamilton (lindur më 7 janar 1985) është një pilot garash britanik i cili garon në Formula Një për Mercedes-AMG Petronas Motorsport. Ai është pesë herë kampion bote, dhe është konsideruar shpesh si piloti më i mirë i gjeneratës së tij dhe një nga më të mirët në historinë e sportit.[note 1]

Karriera në Formula Një

McLaren

Sezoni 2007: Një vit me rekorde të thyera si fillestar

Në sezonin e tij të parë në Formula Një, Hamilton ishte shok skuadre me dy herë kampionin në fuqi Fernando Alonso i cili ishte bashkuar me ekipin nga Renault. Në debutimin e tij në Çmimin e madh të Australisë, ai përfundoi i treti, duke u bërë piloti i 13të në histori që arrin një podium në debutim.[1] Në dy raundet e tjera në Bahren dhe Barcelonë, Hamilton përfundoi i dyti mbrapa brazilianit Felipe Massa, duke marrë edhe kreun e renditjes për pilotë,[2] gjë që e bëri pilotin më të ri që kryeson kampionatin.[3] Pasi përfundoi i dyti mbrapa Alonsos në Monako, u sygjerua se Hamilton po ndalohej të garonte kundër shokut të tij të skuadrës, por FIA e nxorri McLaren pa faj pas një hetimi. Hamilton arriti pol pozitën dhe fitoren e parë në Kanada.[4] Një javë më pas Hamilton fitoi edhe Çmimin e madh të Shteteve të Bashkuara, duke u bërë piloti i parë britanik që nga John Watson në vitin 1983 që fiton një garë të Formula Një në Shba.[5]

Hamilton përfundoi i treti në Francë mbarapa Kimi Räikkönen dhe Felipe Massës, duke rritur kryesimin nga ndjekësit në 14 pikë.[6] Në garën e tij të parë të shtëpisë në Silverstone, Hamilton përfundoi i treti,[7] duke barazuar rekordin e Jim Clark me nëntë podiume rresht për një britanik në sezonin 1963.[8] Ky rekord mori fund në Çmimin e madh të Evropës, ku gjatë kualifikueseve, Hamilton u përplas në shikanin Schumacher pas problmeve me montimin e njërës prej gomave.[9] Ai nuk mundi dot të merrte pjesë në sesion e tretë kualifikues, duke bërë që t'a niste garën nga pozita e dhjetë.[10][11] Gjatë një shiu të rëndë që në fund ndaloi edhe garën, Hamilton rrëshqiti dhe doli nga pista, por arriti ta mbante makinën ndezur dhe u ndihmua nga puntorët e pistës, të cilët e ndihmuan të rikthehej në pistë, të vazhdojë garën. Ai përfundoi i nënti, duke qëndruar jashtë zonës së pikëve;[12] ai ishte piloti i vetëm që u ndihmua nga vinçi për t'u rikthyer në pistë e për të vazhduar garën.[13] Megjithatë, FIA më pas bllokoi ndihmën mekanike për të kthyer një makinë në pistë.[14]

Hamilton fitoi Çmimin e madh të Hungarisë nga pol pozita pas një seance kualifikim me polemika ku shoku i tij i skuadrës Alonso, i cili kishte vendosur kohën më të shpejtë, j'u dha një penalitet me pesë pozicione për shkak se nuk lejoi Hamiltonin të largohej nga bokset për të bërë xhiron e tij të fundit.[15] Pas garës Hamilton deklaroi se ai e kishte rregulluar marrëdhënjen e tij me Alonson.[16]Çmimin e madh të Turqisë, makinës së Hamilton j'u ça një gomë dhe ai përfundoi i pesti.[17] Alonso e mundi britanikun në Çmimet e mëdha të Italisë dhe Belgjikës, duke shkurtuar avantazhin e Hamiltonit në renditjen e përgjithshëm për pilotë në vetëm dy pikë. Megjithatë, Alonso e rriti avantazhin me 12 pikë pas triumfit në Japoni me një shi të rëndë, kjo edhe falë një aksidenti të Alonsos. Pas garës, ai u hetua nga kujdestarët e garës për përfshirjen e tij në një incident mbrapa makinës së sigurisë, por që doli i pafajshëm para Çmimit të madh të Kinës,[18] ku Hamilton, u tërhoq pas një rrëshqitje menjëherë pas daljes nga bokset edhe pse e kishte nisur garën nga pol pozita. Hamilton hyri në garën e fundit të sezonit katër dhe shtatë pikë para Alonsos dhe Räikkönen respektivisht.[19]

Çmimin e madh të Brazilit, Hamilton u rendit i shtati kurse Räikkönen fitoi, gjë që do të thoshte se Hamilton e kishte humbur titullin kampion për vetëm një pikë. Në xhiron e parë, britaniku u parakalua nga disa makina dhe u rendit i teti; tetë xhiro më pas, ai nuk mundi dot të ndërronte marsh, gjë që i kushtoi 40 sekonda. Ai arriti të fitonte një pozicion por Ferrari shkëmbeu pozicionet e dy pilotëve të tyre duke lejuar Räikkönen të fitonte kampionatin.[20][21][22] Hamilton u bë piloti më i ri që përfundon finalist në garën për titullin kampion, në moshën 22 vjeç e 287 ditë, duke thyer rekordin e vendosur në sezonin 1960 nga Bruce McLaren në moshën 23 vjeç e 5 ditë; rekordi i Hamilton më pas u thye nga Sebastian Vettel në vitin 2009. Në tetor, FIA hetoi ekipet BMW Sauber dhe Williams për parregullsi me karburantin; pilotët e BMW kishin përfunduar në vendin e pestë dhe të gjashtë, dhe nëse ata do të përjashtoheshin, atëherë Hamilton do të renditej i pesti dhe do të fitonte titullin kampion 2007 me një pikë diferencë nga Räikkönen. Në fund asnjë ekip nuk u penalizua; McLaren apeloi.[23] Hamilton më pas i tregoi BBC-së se ai nuk kishte dëshirë të fitonte një kampionat falë skualifikimit të pilotëve të tjerë.[24]

Tensionet e ekipit

Treguesi i parë publik i faktit që Hamilton ishte i pakënaqur me ekipin e tij erdhi Çmimin e madh të Monakos 2007 ku ai përfundoi i dyti.[25] Pas komenteve pas garës ku britaniku sygjeroi se ai ishte detyruar të luante një rol mbështetës nga ekipi, FIA filloi një hetim mbi Mclaren nëse kishte thyer rregullin e urdhërave të ekipit.[26] McLaren kishte mohuar se kishte favorizuar dy herë kampionin e botës Fernando Alonso, dhe FIA në fund i dha të drejtë McLaren, duke thënë: "McLaren mundi të ndiqte një strategji optimale sepse ata kishin një avantazh të konsiderueshëm mbi të gjitha makinat e tjera. Ata nuk bënë asgjë që mund të quhet ndërhyrëse në rezultatin e garës."[26]

Tensionet u shfaqën sërisht në Çmimin e madh të Hungarisë 2007, ku gjatë sesionit të fundit kualifikues për pol pozitë, Hamilton u vonua në bokse nga Alonso duke mos mundur dot të zhvillonte një xhiro të shpejtë para fundit të seancës.[27] Alonso mori një penalitet prej pesë pozicionesh dhe e nisi garën i gjashti, duke bërë që Hamilton, i cili përfundoi i dyti, ta niste garën nga pol pozita, kurse ekipit j'u hoqën pikët për konstruktorë nga kjo garë. Hamilton tha se penaliteti i Alonso ishte "shum i lehtë për të mos thënë asgjë" dhe se ai pendohej vetëm për pikët e humbura në renditjen e konstruktorëve.[28] Ishte raportuar se Hamilton kishte ofenduar në radio Dennis pas incidentit.[29]

Shih edhe

Referime

Shënime

Citime

Lidhje të jashtme