4 minutes

këngë

"4 Minutes" është këngë e kënduar nga këngëtarja amerikane Madonna për albumin e sajë të njëmbëdhjetë Hard Candy. U paraqit si këngë e parë e albumit më 17 mars të vitit 2008 nga Warner Bros. Records. Në realizmin e këngës gjithashtu morën pjesë edhe këngëtari dhe tekstshkruesi amerikan Justin Timberlake dhe Timbaland i cili gjithashtu ishte bashkautor dhe producent i këngë. Kënga u kompletua nga Demacio Castellon.[1] Kënga bëri që Madonna të ngjithej për të 37 herë në Billboard Hot 100 si hit Top 10 , duke e bërë këngëtaren me më shumë arritje në Top 10 me hite edhe atë duke tejkaluar rok këngëtarin e famshëm Elvis Presley.[2] Në Britaninë e Madhe arriti mbajti rekordin me numër më të madh të këngëve hit, duke u bërë kjo kënga e 13-të hit.[3]Kjo ishte një nga video copat më të shikuara në YouTube në vitin 2008 dhe video copa më e shikuar në karrierën e Madonnas me mbi 52 milion shikime vetëm brenda 6 muajve të parë, që nga 27 tetori i vitit 2008.[4] "4 Minutes" është nominuar për "Grammy Awards" të 51-të në kategorinë Bashkëpunimi më i mirë Pop Me Vokalë.[5]

Referime