Analogjia

Analogjia (nga greqishtja ἀναλογία, analogia, "proporcioni") është një proces kognitiv i transferimit të informacionit ose kuptimit nga një subjekt i caktuar - analog ose burim, tek tjetri - objektivi ose një shprehje gjuhësore që korrespondon me atë proces. Në një kuptim më të ngushtë, analogjia është një përfundim ose një argument nga një veçanti në një tjetër veçanti, në krahasim me deduksionin, induksionin dhe abduksionin, ku të paktën njëri nga premisat ose përfundimet është i përgjithshëm. Fjala analogji gjithashtu mund t'i referohet lidhjes mes burimit dhe vetë objektivit, e cila shpesh, edhe pse jo domosdoshmërisht, është një ngjashmëri, si në nocionin biologjik të analogjisë. [1] [2] [3]

Modeli atomik i Borit është krijuar duke bërë analogjinë me sistemin solar.

Shih edhe

Referime

Lidhje të jashtme