Aziz pashë Vrioni

politikan shqiptar

Aziz pashë Vrioni (Berat, 1859 - 1920) qe deputet në Mexhlisin osman, veprimtar i çështjes kombëtare dhe ministër i shtetit shqiptar.

Aziz pashë Vrioni
Zëvendësisht Ministër i Financave
Paraprirë ngaPavarësia
Pasuar ngaJorgji Çako
Ministër i Bujqësisë
Në detyrë
14 mars – 3 shtator 1914
Paraprirë ngaQemal Karaosmani
Pasuar ngaAbdi bej Toptani
Të dhëna vetjake
U lind më1859
Berat, Vilajeti i Janinës
Vdiq më1920
Berat, Principata e Shqipërisë
NënshtetësiaShqiptarë
Bashkëshortja/etHatixhe hanëm Vrioni
FëmijëtIsmaili, Maliqi, Hysejni, Seiti, Pertefja
Punësimiçifligar, nëpunës

Jeta

Leu në Berat, i biri i Hysejn pashë Vrionit dhe Merush hanëm Toptanit.[1] Pinjoll i oxhakut Vrioni, familje e rëndësishme çifligarësh me prona në BeratFieri dhe Myzeqe të mundësuara që në kohën e Perandorisë Osmane.[2]

Mbaroi studimet në Universitetin e Stambollit, dega Financë.[3] Në maj të 1913 pas një mosdakordësie me ministrin e Brendshëm Myfid bej Libohova, zëvendësohet në postin e prefektit të Beratit me Mehdi bej Frashërin.[4]

Emërohet ministër Financash më 1913, dhe vitin tjetër ministër Bujqësie dhe i Punëve Botore. Ndërroi jetë në Berat më 1920.[3]

Referime