Bobby Fischer

Robert James "Bobby" Fischer (9 mars, 1943 – 17 janar, 2008) ishte një shahist Grandmaster amerikan dhe Kampion i njëmbëdhjetë i Botës në Shah. Shumë e konsiderojnë atë si lojtari më i madh i shahut i të gjitha kohërave.[2][3][4]

Bobby Fischer
Fischer në vitin 1960
Emri i plotëRobert James Fischer
Shteti SHBA
Lindi më9 mars 1943
Chicago, Illinois, SHBA
Vdiq më17 janar 2008 (64 vjet)
Reykjavík, Islandë
TitulliGrandmaster (1958)
Kampion Bote1972–75
Kampin Bote ICCF1972-1975
Vlerësimi më i lartë2785 (Korrik 1972 lista e vlerësimeve të FIDE)[1]
Renditja më e lartëNr.1 (korrik 1971)

Në moshën 13 vjeçare, Fischer fitoi një "madhështi"[a] e cila u bë e njohur si "Loja e Shekullit".[5] Duke filluar në moshën 14 vjeçare, Fischer luaji në tetë kampionate në Shtetet e Bashkuara, duke i fituar secilën të paktën me një pikë diferencë. Në moshën 15, Fischer-i u bë grandmasteri më i ri deri në atë kohë dhe kandidati më i ri për Kampionatin Botëror. Në moshën 20, Fischer fitoi Kampionatin e Shteteve të Bashkuara 1963–64 me 11/11, rezultati i vetëm i përkryer në historinë e turneut. Vepra e Fischer-it, My 60 Memorable Games (1969), mbetet një vepër e respektuar në literaturën e shahut.[6]

Në vitet 1970 dhe 1971, Fischer "dominoi bashkëkohësit e tij deri në në atë masë sa nuk është parë kurrë më parë ose më pas".[7] Gjatë asaj periudhe ai fitoi Turneun Interzonal 1970 me një diferencë rekord prej 3½-pikë dhe fitoi 20 loja të njëpasnjëshme, përfshirë dy të papara me 6–0, në Ndeshjet e Kandidatëve[b][8]. Në Korrik 1971, ai zyrtarisht u bë lojtari numër-një në renditjen e Federatës Botërore të Shahut (FIDE), duke kaluar gjithsej një periudhë pre 54 muajsh në pozitën e parë.

Në vitin 1972, e fitoi Kampionatin Botëror të Shahut kundrejt Boris Spassky nga Bashkimi Sovjetik që u mbajt në Reykjavík, Islandë, e publikuar si një konfrontim i Luftës së ftohtë e cila tërhoqi më shumë interes botëror interes se çdo kampionat shahu para apo pas.[9] Kjo i mundësi Grandmasterit sovjetik Anatoly Karpov, i cili e kishte fituar ciklin e kualifikimit të Kandidatëve, të bëhet kampion i botës me automatizëm.

Vitet e hershme

Bobby Fischer u lind në Spitalin Michael Reese në Chicago, Illinois, më 9 mars, 1943.[10] Certifikata e tij e lindjes si baba të tij e kishte të shënuar Hans-Gerhardt Fischer, i njohur gjithashtu si Gerardo Liebscher,[11] një bio-fizikan gjerman. Nëna e tij, Regina Wender Fischer, ishte një shtetase e Shteteve të Bashkuara;[12][13] Regina kishte lindur në Zvicër, nga prindër çifutë nga Polonia dhe Rusia.[14] E rritur në St. Louis, Missouri,[10] Regina u bë një mësuese, infermiere e regjistruar, dhe më vonë një mjeke.[15]

Olimpiadë

Fischer në moshën 17 luajtur kundër Kampionit Botëror në moshën 23-vjeçar Mikhail Tal, në Leipzig

Fischer nuk pranoi të luaj në Olimpiadën e Munihut 1958 kur kërkesa e tij për të qenë kryesues i bordit para Samuel Reshevsky u refuzua.[16][17] Disa burime pohojnë se Fischer 15-vjeçari nuk ishte në gjendje të rregulloj një leje nga shkolla e lartë.[18] Fischer më vonë do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara si i pari i bordit në Olimpiadë të shahut me katër lojtarë, duke fituar medalje individuale argjendi një medalje individuale të broznit:[19]

OlimpiadaRezultati individualpërqindjaRezultati i ekipit të SH.B.Apërqindja[20]
Leipzig 196013/18[21] (Bronz)72.2%Argjend72.5%
Varna 196211/17[22] (I teti)64.7%E Katërt68.1%
Havana 196615/17[23] (Argjend)88.2%Agjend68.4%
Siegen 197010/13[24] (Argjend)76.9%E katërt67.8%

Nga katër Olmpiadat e Shahut për Meshkuj, Fischer kishte rezultat +40−7=18, për 49/65: 75.4%.[25][26] Në vitin 1966, Fischer ngushtë humbi medaljen e artë individual, duke shënuar 88.23% ndaj 88.46% të Kampionit Botëror Tigran Petrosian, edhe pse ai luajti katër ndeshje më shumë se Petrosian, u përball me kundërshtim të ashpër,,[27] dhe do të kishte fituar medaljen e artë në qoftë se ai e kishte pranuar ofertën e barazimit nga Florin Gheorghiu, në vend se ta refuzonte atë që i shkaktoj humbjen e vetme.[28]

Kampionatet në SH.B.A

Fischer luajti në tetë Kampionate në Shtetet e Bashkuara, duke i fituar të gjitha,[29][30] me të paktën një pikë diferencë.[31] Rezultatet e tij ishin:[29][32][33]

Kampionati i SH.BRezultatiVendiDiferencaPërqindjaMosha
1957–5810½/13 (+8−0=5)[34]First1 pikë81%14
1958–598½/11 (+6−0=5)[35]First1 pikë77%15
1959–609/11 (+7−0=4)[36]First1 pikë82%16
1960–619/11 (+7−0=4)[37]First2 pikë82%17
1962–638/11 (+6−1=4)[38]First1 pikë73%19
1963–6411/11 (+11−0=0)[39]First2½ pikë100%20
1965[40]8½/11 (+8−2=1)[41]First1 pikë77%22
1966–679½/11 (+8−0=3)[42]First2 pikë86%23

Fischer mungoi në Kampionatin 1961–62 (ai ishte duke u përgatitur për 1962 Interzonal), ndërsa në 1964–65 nuk u organizua.[43] Nga tetë Kampionatet e Shahut në SH.B.A., Fischer humbi vetëm tre ndeshje; me Edmar Mednis në turneun 1962–63, dhe në raunde të njëpasnjëshme me Samuel Reshevsky, dhe Robert Byrne në kampionatin e vitit 1965, duke kulminuar në një rezultat të përgjithshëm prej 74/90 (61 fitore, 26 barazime, 3 humbje).[44]

Burimi

Shënime

^a . Madhështi ose Shkëlqim - Një lojë spektakolare dhe e bukur e shahut, në përgjithësi duke shfaqur sulmet sakrifikuese dhe duke bërë hapa të papritura. Në madhështitë, jo gjithmonë është e nevojshme një lojë e shëndoshë apo lëvizjet më të mira nga të dyja anët.
^b . Ndeshjet e Kandidatëve - Janë ndeshjet e lojtarëve të shahut, që konkurrojnë për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror të Shahut, i organizuar nga Federata Botërore e Shahut. Fituesi i këtij turneu, përballet me Kampionin e Botës.

Referime