Dani Carvajal

futbollist spanjoll

Daniel Carvajal Ramos (lindur më 11 Janar 1992), njohur zakonisht si Dani Carvajal, është një futbollist spanjoll i cili luan si mbrojtës i djathtë me klubin spanjoll Real Madrid dhe me kombëtaren spanjolle.

Dani Carvajal

Carvajal duke luajtur për Spanjën U–21 në vitin 2013
Të dhënat vetjake
Emri i plotëDaniel Carvajal Ramos
Datëlindja (1992-01-11) 11 janar 1992 (32 vjeç)
VendlindjaLeganés, Spanjë
Gjatësia1.73 m (5 ft 8 in)
PozicioniMbrojtës i djathtë
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Real Madrid
Numri15
Karriera me të rinjtë
1999–2002ADCR Leman's
2002–2010Real Madrid
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2010–2012Real Madrid B68(3)
2012–2013Bayer Leverkusen32(1)
2013–Real Madrid149(3)
Karriera ndërkombëtare
2010–2011Spanja U1911(0)
2012–2014Spanja U2110(1)
2014–Spanja20(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 15 dhjetor 2018
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 11 shtator 2018

Carvajal u zhvillua si futbollist në ekipet e të rinjëve të Real Madridit, dhe luajti një sezon me klubin gjerman Bayer Leverkusen. Ai më pas u rikthye në Madrid në verën e vitit 2013 dhe që atëherë ka fituar disa trofe në Spanjë dhe kontinent, përfshirë katër UEFA Liga Kampionesh.

Carvajal ka qënë një ish lojtar i të rinjëve të Spanjës; ai fitoi Kampionatin Evropian 2011 me ekipin U19 dhe edicionin 2013 me ekipin U21. Ai debutoi me skuadrën e parë në vitin 2014 dhe katër vitë më pas mori pjesë në Kupën e Botës 2018Rusi.

Karriera me klube

Real Madrid B

Carvajal ka lindur në Leganés, një periferi e Madridit. Ai u bashkua në sistemin e të rinjëve të Real Madridit që në moshën dhjetë vjeçare duke i kaluar të gjitha nivelet deri sa arriti tek Real Madrid Castilla në vitin 2010.

Në sezonin e tij të parë si i rritur Carvajal u vendos menjëherë në formacionin titullar të skuadrës rezervë, duke bërë edhe kapiteni i skuadrës. Në sezonin e ardhshëm ai u paraqit edhe më mirë (38 ndeshje dhe dy gola, përfshirë edhe ndeshjet play-off'et, me skuadrën e rezervave e cila u rikthye te Segunda División pas pesë vitesh mungesë.

Bayer Leverkusen

Më 11 korrik 2012, pasi dështoi të bënte qoftë edhe një paraqitje të vetme me skuadrën e parë të Realit,[1] Carvajal firmosi një kontratë pesë vjeçare me klubin gjerman Bayer Leverkusen për shumën e 5 milion . Spanjollët kishin vendosur në kontratë klauzolën e ri-blerjes për 6.5 milion € nqs dëshironin t'a blenin pas një sezoni, 7 milion € pas dy sezonesh dhe 8.5 milion € pas tre.[2]

Carvajal bëri debutimin e tij në Bundesligë më 1 shtator 2012 në një fitore 2–0 në shtëpi kundër SC Freiburg,[3] duke u emëruar më pas në Skuadrën e Javës.[4] Ai shënoi golin e tij të parë me klubin e ri më 25 nëntor, duke shënuar të dytin në suksesin 2–1 kundër TSG 1899 Hoffenheim.[5]

Carvajal ishte zgjedhur si një nga tre mbrojtësit më të mirë të djathtë në fund të sezonit të tij të parë dhe të vetëm, duke u renditur mbrapa gjermanit Philipp LahmBayern München dhe japonezit Atsuto UchidaSchalkes. Ai mori gjithsej 16% të votave nga tifozët.[6]

Real Madrid

Carvajal në aksion me Real Madridin.

Më 3 qershor 2013, Real Madrid vendosi në përdorim klauzolën e riblerjes për Carvajal, i cili u bë afrimi i parë i klubit për sezonin 2013–14 për një shumë e cila besohej se ishte 6.5 milion €. Kjo marrëveshje u konfirmua nga Drejtori Sportiv i Bayerit, Rudi Völler, i cili tha: "Real Madrid u njoftua nga performancat e jashtëzakonshme të Danit këtë sezon, dhe ishte vetëm çështje kohe që ata të ushtronin mundësin e ri-blerjes."[7] Shpejtë pas kësaj lëvizje, ai foli i lumtur për rikthimin e tij, duke falenderuar presidentin dhe tifozët në konferencën për shtyp.[8]

Carvajal bëri debutimin e tij në La Liga më 18 gusht 2013 në një fitore 2–1 në shtëpi kundër Real Betis.[9] Një muaj më vonë ai luajti ndeshjen e tij të parë në Ligën e Kampioneve, duke luajtur sërisht 90 minuta në suksesin 6–1 jashtë fushe kundër turkëve të Galatasarayt për fazën e grupeve.[10]

Carvajal luajti 45 ndeshje në sezonin e tij të parë, duke shënuar dy herë; golat e tij erdhën në kampionat, respektivisht kundër Rayo Vallecanos[11] dhe Osasunës.[12] Ai gjithashtu luajti edhe 120 minuta në finalen e Ligës së Kampioneve të fituar 4–1 nga Real Madridi kundër rivalëve kryeqytetas të Atlético Madrid.[13]

Karriera ndërkombëtare

Carvajal ishte rezerva e Martín MontojësBarcelonës në Kampionatin Evropian nën-21 2013; ai luajti vetëm një ndeshje, n ësuksesin 3–0 në fazën e grupeve kundër Holandës. Spanja në fund fitoi turnamentin.[14] Ai u zgjodh nga trajneri i kombëtares së parë Vicente del Bosque në listën paraprake prej 30 futbollistsh që do të luanin në Kupën e Botës 2014; ai u thirr edhe për miqësoren ndaj Bolivisë, por nuk mundi të debutonte për shkak të prezencës së tij në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Atlético Madrid më 30 maj.[15] Ai u hoq nga lista finale prej 23 futbollistsh në ditën tjetër.[16]

Më 29 gusht 2014, ai u thirr në kombëtare për herë të parë, për ndeshjet kundër Francës dhe Maqedonisë.[17] Ai bëri debutimin e tij më 4 shtator në humbjen 1–0 në miqësore kundër Francës, duke luajtur 90 minuta në këtë ndeshje.[18]

Statistikat e karrierës

Klube

Redaktuar më 24 nëntor 2018[19][20]

KlubiSezoniLigaKupaEvropaTjetër1Total
NdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Real Madrid B2010–1130100301
2011–1238200382
Gjithsej68300683
Bayer Leverkusen2012–13321202000361
Real Madrid2013–143124010000452
2014–15230301050320
2015–162200081301
2016–172304011031411
2017–18250408040410
2018–196100201091
Gjithsej13731504411312095
Gjithsej karriera23771704611313139

1 Përfshirë Supercopa de España, UEFA Super Kupa dhe FIFA Kupa e Botës për Klube.

Kombëtarja

Redaktuar më 11 shtator 2018[21]

Kombëtarja spanjolle
VitiNdeshjeGola
201420
201530
201640
201740
201870
Gjithsej200

Trofe

Klube

Real Madrid Castilla
  • Segunda División B: 2011–12
Real Madrid

Kombëtarja

Spanja U–21
  • UEFA Kampionati Europian U–21 i Futbollit: 2013
Spanja U–19
  • UEFA Kampionati Europian U–19 i Futbollit: 2011

Referime

Lidhje të jashtme