Eriku i Kuq

Eriku i Kuq apo Erik Thorvaldsoni (950 – 1003?)[1]Është një Viking i njohur norvegjez dhe eksplorues i Grenlandës.

Momente biografike

Eriku i Kuq arriti që të krijojë një koloni në Grenlandë rreth vitit 980, nga e cila dyndja do të vazhdonte për në pjesën perëndimore. Ai përveq që u vendos në Grenlandë e vazhdoi aktivitetin e tij edhe në ishujt përreth saj. Sipas legjendave nordike, djali i Erikut, Leif Erikson (970? - 1020?) rreth vitit 1000 ka shkelur tokën e kontinentit të cilin sot e thërrasim Amerikë. Legjendat vazhdojnë me thënien se ai ka krijuar një koloni të quajtur Vinland e të identifikuar së fundi si L'Anse aux Meadows. Tentimet e dy vëllezërve të tij për të kolonizuar pjesë tjera kanë dështuar.[2]

Shih edhe

Referime

Lidhje të jashtme