Forcat e Armatosura të Kubës

Forcat e Armatosura Revolucionare Kubane (spanjisht: Fuerzas Armadas Revolucionarias; FAR) janë forcat ushtarakeKubës. Ato përfshijnë Ushtrinë Revolucionare, Marinën Revolucionare, Forcën Revolucionare Ajrore dhe të Mbrojtjes Ajrore dhe organe të tjera paraushtarake duke përfshirë Milicinë e Trupave Territoriale (Milicias de Tropas Territoriales – MTT), Ushtrinë e Punës Rinore (Ejército Juvenil del Trabajo – EJT), dhe Brigadat e Mbrojtjes dhe Prodhimit (Brigadas de Producción y Defensa – BPD), plus Organizatën e Mbrojtjes Civile (Defensa Civil de Cuba – DCC) dhe Institucionin e Rezervave Kombëtare (Instituto Nacional de las Reservas Estatales – INRE). Të gjitha këto grupe janë në varësi të Ministrisë së Forcave të Armatosura Revolucionare (Ministro de las Fuerzas Armadas Revolucionarias – MINFAR).