Jasir Asani

futbollist

Jasir Asani (lindur më 19 maj 1995) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si sulmues i djathtë për klubin koreano-jugor Gwangju FC dhe kombëtaren shqiptare.

Jasir Asani
Të dhënat vetjake
Emri i plotëJasir Fadil Asani
Datëlindja (1995-05-19) 19 maj 1995 (29 vjeç)
VendlindjaShkup, Maqedoni e Veriut
Gjatësia1.80 m (5 ft 11 in)
PozicioniSulmues i djathtë
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Gwangju FC
Numri11
Karriera me të rinjtë
2010–2014Vardar
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2013–2017Vardar69(17)
2017→ Shkupi (huazim)13(3)
2017Pobeda2(0)
2017–2019Partizani B5(3)
2017–2021Partizani123(27)
2020AIK (huazim)7(2)
2021–2023Kisvárda52(10)
2023–Gwangju FC33(7)
Karriera ndërkombëtare
2014–2015Maqedonia U213(0)
2016Shqipëria U211(1)
2023–Shqipëria9(3)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 18 mars 2023
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 12 tetor 2023

Karriera me klube

Vardar

Asani lindi dhe u rrit në Shkup nga prindër shqiptarë dhe e nisi karrierën si futbollist me klubin e qytetit Vardari. Ai debutoi si profesionist më 25 gusht 2013 në humbjen 2–0 në transfertë kundër Turnovo, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutat e fundit.[1]

Partizani

Më 23 shtator 2017, Asani u transferua te Partizani pas përfundimit të merkatos, duke firmosur për katër vite.[2] Si pasojë e kësaj, ai u detyrua të luante me ekipin B. Më 14 tetor, ai shënoi një tregolësh në ndeshjen kundër SopotitKategorinë e Dytë.[3]

Asani debutoi me ekipin e parë më 29 tetor në humbjen 1–0 kundër Flamurtarit, duke zëvendësuar në minutat e fundit Milan Basrak.[4] Golat e tij të parë me ekipin kryeqytetas erdhi më 4 shkurt 2018 në fitoren 2–1 kundër Kamzës në kampionat.[5]

Në janar 2020, Asani u huazua te klubi suedez AIK Fotboll deri në fund të sezonit me të drejtë blerje për 400,000 €.[6] Ai shënoi në debutimin e tij në Allsvenskan në fitoren 2–0 kundër Örebro SK më 14 qershor.[7] Pasi luajti vetëm shtatë ndeshje në të gjitha kompeticionet, në një sezon i cili u shty nga Pandemia e COVID-19, AIK nuk e ushtroi të drejtën për të blerë Asanin, i cili u rikthye te Partizani para nisjes së sezonit 2020–21.[8]

Gwangju FC

Më 28 dhjetor 2022, Asani u transferua te klubi koreano-jugor Gwangju FC në një marrëveshje dy-vjeçare.[9]

Më 18 mars 2023, Asani shënoi një tregolësh në fitoren 5–0 kundër Incheon United në K League 1.[10][11]

Karriera ndërkombëtare

Asani luajti me disa ekipe moshash të Maqedonisë para se në vitin 2016 të merrte pasaportën shqiptare dhe të kalonte te Shqipëria, duke luajtur fillimisht me ekipin nën-21.[12] Ai luajti vetëm një ndeshje me ekipin nën-21, një ndeshje miqësore kundër Arabisë Saudite, duke shënuar golin e vetëm të ekipit të tij.[13]

Asani u thirr për herë të parë në ekipin e parë nga trajneri i ri Sylvinho për ndeshjen hapëse të fushatës kualifikuese të Euro 2024 kundër Polonisë më 27 mars 2023.[14] Ai luajti si titullar për 70 minuta me Shqipërinë që u mposht 1–0.[15][16]

Asani shënoi golin e parë me kombëtaren në ndeshjen e dytë kualifikuese kundër Moldavisë,[17] duke ndihmuar Shqipërinë të fitonte 2–0 në Air Albania Stadium; ai mposhti portierin me një gjuajtje me hark nga distanca që u shpall goli i javës nga votuesit në uebfaqjen e UEFAs.[18] Më 7 shtator, Asani shënoi golin e dytë me kombëtaren, në fitoren 2–0 kundër Polonisë në shtëpi që e vendosi Shqipërinë në vendin e parë të Grupit E me 10 pikë;[19][20] ai mposhti Wojciech Szczęsny me një gjuajtje spektakolare nga distanca në minutën e 37të.[21] Goli i tij u shpall sërisht goli i javës nga UEFA.[22]

Statistikat e karrierës

Klube

Redaktuar më 18 mars 2023[23]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
KlubiSezoniLigaKupaKontinentiTjetërGjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Vardar2013–14Liga e Parë e Futbollit e Maqedonisë127127
2014–1526521286
2015–16153153
2016–1713220152
Total6617417018
Shkupi2016–17Liga e Parë e Futbollit e Maqedonisë14320163
Pobeda2017–18Liga e Parë e Futbollit e Maqedonisë2020
Partizani B2017–18Kategoria e Dytë812812
2018–191010
Gjithsej912912
Partizani2017–18Kategoria Superiore29441335
2018–193383020388
2019–20143104110204
2020–21309213210
Gjithsej10624102611012327
AIK2020Allsvenskan413172
Kisvárda2021–22Nemzeti Bajnokság I29621317
2022–231502043213
Gjithsej44641435210
Gwangju FC2023K League 14444
Gjithsej karriera249672151043028376

Kombëtarja

Redaktuar më 12 tetor 2023[24]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Shqipëria202363
Gjithsej63

Golat me kombëtaren

Redaktuar më 12 tetor 2023
Rezultatet e Shqipërisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Asani.[24]
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Jasir Asani
Nr.DataVendiNdshKundërshtariGoliRezultatiKompeticioni
117 qershor 2023Arena Kombëtare, Tiranë, Shqipëri2  Moldavia1–02–0Kualifikueset e UEFA Euro 2024
218 shtator 2023Arena Kombëtare, Tiranë, Shqipëri5  Polonia1–02–0Kualifikueset e UEFA Euro 2024
312 tetor 2023Arena Kombëtare, Tiranë, Shqipëri6  Republika Çeke1–03–0Kualifikueset e UEFA Euro 2024

Referime

Lidhje të jashtme