Omer Nishani
Omer Nishani (Gjirokastër, 5 shkurt 1887 - Tiranë, 26 maj 1956) ka qenë mjek, politikan shqiptar, pas Luftës së Dytë Botërore u bë presidenti i parë i shtetit komunist, ministër i Punëve të Jashtme i Shqipërisë dhe kryetar i Presidiumit të Kuvendit që në atë kohë mbante edhe postin e Kreut të Shtetit.
Omer Nishani | |
---|---|
Ministër i Punëve të Jashtme | |
Në detyrë 23 tetor, 1944 – 9 shkurt, 1946 | |
Paraprirë nga | Ibrahim bej Biçakçiu |
Pasuar nga | Enver Hoxha |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 5 shkurt, 1887 Gjirokastër, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 26 maj, 1954 Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Partia politike | Komiteti Nacional Revolucionar, Partia Fashiste Shqiptare, party Komuniste Shqiptare |
Bashkëshortja/et | Rozvita von Woler (1896-1971), austriake, u ndanë kur u bë president |
Punësimi | mjek, politikan |
Më 1914 mjek në batalionin e Gjirokastrës e më pas në Vlorë. Më 1914 dërgohet nga qeveria në Vienë për të praktikuar si mjek ndër klinikat e atjeshme. Më 1915-1918 doktor i Bashkisë së Ballshit në varësi të Prefekturës së Beratit. Më 1920 emërohet mjek në spitalin e Tiranës. Më 1923-24 mjek i Bashkisë Durrës.
Në fillim të 1924 burgoset për dy javë për shkak të pjesëmarrjes në atentatit ndaj Zogut në parlament. Në dhjetor të 1924 largohet nga Shqipëria për në Itali e më pas në Austri. Më 1925 ishte ndër themeluesit e Konare.
Drejtor i gazetës "Liria Kombëtare" në Gjenevë më 1926, organ i Konare-së. Emri i tij shënohej në krye të gazetës deri më 22 korrik 1932, më pas nuk shkruhej se kush e drejtonte.
Më 1933-1939 emigrant politik në Zante të Greqisë. Kthehet në atdhe pas pushtimit fashist. Më 1940 anëtar i Këshillit të Shtetit deri më 13 janar 1944 megjithëse në gusht 1943 kaloi me radhët e Frontit. Më 1943 zgjidhet në Labinot anëtar i Këshillit të Përgjithshëm ANÇ. Më 1944-46 kryetar i Kryesisë së KANÇ-it dhe ministër i Punëve të Jashtme. Më 1946-54 deputet dhe deri më 1953 president i Presidiumit të Kuvendit Popullor[1].
Vdiq më 26 maj 1954 në Tiranë, pas 2 plagëve të shkaktuara me armë zjarri[2] dhe e raportuar si «vetëvrasje me dy të shtëna pranë zemrës», por sipas një dëshmie qe vrarë nga djali i madh i M. Pezës.
Më 27 maj, gazetat e përditshme "Zëri i Popullit" dhe "Bashkimi" njoftonin shumë shkurt vdekjen e Nishanit në moshën 67-vjeçare, "pas një sëmundjeje të rëndë".
Më 13 tetor 1989 spitalit të Gjirokastrës do t'i vihej emri i tij[3].