Gjeneva

komunë në Zvicër

Gjeneva ose Zheneva (dʒɨˈniːvə; fre.: Genève ʒənɛv, ger.: About this soundGenf  [gɛnf], ita.: Ginevra [dʒiˈneːvra], rom.: Genevra) është qytet në Zvicër, gjendet në skajin perendimor të liqenit Léman. Në termin e popullsisë, është qyteti i dytë i Zvicrës më i populluar pas Zyrihut. Është kryeqyteti i Kantonit të Genevës. Në dhjetor të vitit 2015, komuna e Gjenevës numëronte 201.164 mes 490.578 që numëron kantoni[1]. Zona metropolitane e qytetit formon një aglomerat kufitar të qujatur : « Grand Genève », i cili kufizohet me kantonin Vaud dhe departamentet franceze Ain dhe Haute-Savoie, për një total të 1.242.601 banorëve[2] ·[3]. Emblema e qytetit është shadërvani me një lartësi prej 140 m.

Gjeneva
Genève
Qytet
Nga lart deri poshtë dhe nga e majta në të djathtë: pallati i Kombeve të Bashkuara, shadërvani, laboratori i OEKB-së, Gjeneva dhe liqeni Léman.
Nga lart deri poshtë dhe nga e majta në të djathtë: pallati i Kombeve të Bashkuara, shadërvani, laboratori i OEKB-së, Gjeneva dhe liqeni Léman.
Stema zyrtare e Gjeneva
Popullsia
 • Gjithsej201 164
Faqja zyrtareville-geneve.ch

Me 22 organizata ndërkombetare dhe më shum se 250[4] organizata jo qeveritare (OJQ), Gjeneva është qyteti që mirëpret më së shumti organizata ndërkombëtare në botë[5]. Selia evropiane e Kombeve të Bashkuara, Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK), Organizata botërore e tregtisë (OBT), Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH), l'Organizata Evropiane për Kërkime Bërthamore (CERN), janë pjesë e organizatave ndërkombëtare.

Gjeneva dhe New York-u janë dy qendrat e bashkpunimit ndërkombëtar më të rëndësishmet në botë, Gjeneva është më e rëndesishmja në numër të takimeve. Zyra e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë (ZKBGJ) është qendra e diplomacisë shumëpalëshe më aktive në botë[6] dhe ishte skena e shumë negociatave historike.

Gjeneva është vendi i dytë finaciar i shtetit pas Zyrihut. Konsiderohet si qyteti më i rëndesishëm në botë në aspektn e menaxhimit ndërkombëtar të pasurisë private dhe rradhitet ne vendin e parë në botë per tregtinë e naftës para Londrës[7]. Duke marr parasysh në të njëjtën kohë rolin politik dhe ekonomik, është pjesë e « qyteteve botërore ». Sipas një studimi të vitit 2011 i bërë nga Mercer Consulting[8], Gjeneva është një nga metropolet që ofron cilësinë më të mirë të jetës në botë.

Gjuha zyrtare e qytetit është frengjishtja. Gjeneva ka regjistruar 2,9 milion pagesa për natë nëpër hotele vetëm në vitin 2008[9], që kontribuon në karakteristikën e saj si « qytet botëror ».

Gjeografia


Pika e kryqëzimit në Gjenevë - lumi Rhône dhe Arve.

Gjeneva shtrihet në skajin jug-perëndimor të liqenit Léman, mbi dy lumenjtë e Rhône, në qendër të një pellgu të rrethuar nga malet që gjenden të gjithë në teritorin francez si : Voirons, Salève, Môle, Vuache (departamenti i Haute-Savoie) dhe Malet Jura (pjesë e cila gjendet në departamentin Ain). Në limanin e Gjenevës gjenden dy gurë të quajtur Gurët e Nitonit, dy shkëmbinj emergjent të liqenit Léman dhe që datojnë nga fundi i periodës akullnajore.

Historia


Ekonomia


Arsimi dhe kultura

Shkolla ështe obligim deri 16 vjet.

Shkolla fillore (école primaire) deri 13 vjet.Cikli i orientimi (cycle d'orientation) deri 16 vjet.

Pastaj vjen Gjimnazi ose Shkollat profesionale.

Universiteti i Gjënevës i krijuar nga Kalvini në vitin 2009 mbushi plot 450 vjet.

Sporti

Ngjarjet

Transporti

Turizmi

Lidhje të jashtme

Shënimet dhe referencat