Kurrë mos harxho 6 minuta për të bërë diçka manualisht kur mund të harxhosh 6 orë duke dështuar në përpjekje për ta bërë automatikisht. - Zhuowei Zhang


Përshëndetje!

Jam anëtar i Wikipedia-s shqip që nga viti 2013, administrator i saj që nga viti 2019 dhe burokrat që nga viti 2021. Aktiviteti im në projekt më së shumti prek anën teknike duke u kujdesur për mesazhe sistemi të ndryshme, module, vegla (duke qenë se zotëroj privilegjet e administratorit të ndërfaqes), zgjatime, robotë e standardizim grafik mes projekteve. Qëllimet e mia kryesore në këtë drejtim mbeten lehtësimi dhe përmirësimi i kushteve teknike për përdoruesit e rinj, përafrimi i ndërfaqes së Wikipedia-s me atë të faqeve më të njohura të kohës dhe lehtësimi i përgjithshëm i punës me anë të automatizimit.

WikiCitate gjithashtu gëzoj privilegjet e administratorit, kështu që të njëjtat qëllime ekzistojnë dhe atje. Që nga viti 2022, në Wikimedia Commons gëzoj privilegjet e administratorit të përkthimeve dhe redaktorit të fushatave; Nëse doni të zhvilloni një aktivitet shqip me materiale multimediatike, më kontaktoni e mund t'ju ndihmoj. Që nga viti 2024 gëzoj privilegjet e administratorit të përkthimeve dhe në Meta kështu që e njëjta ofertë vlen dhe atje.

Një pjesë e vogël e kohës sime kalohet në Fabrikator dhe nëse jeni kurioz të shikoni disa nga arnat e mia, mund të shtypni këtu.

Kur nuk jam duke punuar për pjesën teknike, zakonisht jam duke mbajtur nën vëzhgim ndryshimet më të fundit, duke përdorur SWViewer ose duke ndihmuar në projektin WikiPotter, në të cilin jam dhe nismëtar.

Në mirëmbajtje më ndihmon dhe roboti Smallem i cili merret me zgjidhjen automatike të disa problemeve me referimet.

Për të parë vlerësimet e mia të arkivuara të marra nga komuniteti shtypni mbi yllin e vogël.


Babel
sq-NKy përdorues ka njohuri amtaregjuhës shqipe.
en-NThis user has a native understanding of English.
it-3Questo utente può contribuire con un livello avanzato in italiano.
es-2Este usuario tiene un conocimiento intermedio del español.
la-1Hic usor simplici lingua Latina conferre potest.
Përdorues sipas gjuhës