Pedagogjia e Valdorfit

(Përcjellë nga Pedagogjia valdorfiane)

Pedagogjia valdorfiane eshte nje levizje arsimore e cila mbeshtetet ne principet dhe koncepsionet pedagogjike te themeluesit te saj Rudolf Steiner. Kjo levizje zuri fill ne dekaden e dyte te shekullit XX ne Shtutgart, Gjermani.

Valdorf shkolla ne Hawthorne Valley, Ghent, NY
Numri i shkollave te pavaruara valdorfiane sipas kontinenteve[1]
KontinentiShkollaVendi
Afrika225
Azia6113
Europa73033
Amerika Veriore159 (+46)[2]6
Oqeania542
Amerika Jugore666
Totali1080 (1126)65

Perkufizimi

Pedagogjia valdorfiane (eng:Waldorfeducation, ger:Waldorfpädagogik, rus: Вальдорфская педагогика) ose shkolla valdorfiane, e njohur gjithashtu edhe si Shkolla e Steinerit, bazohet në filozofinë pedagogjike të Rudolf Steinerit. Pedagogjia e tij thekson rolin e imagjinatës në procesin mësimor, duke u përpjekur për integrimin e plotë të zhvillimit intelektual, praktik dhe artistik të nxënësve në mësim. Koncepti i tij mbi arsimin ishte nën ndikimin e pikëpamjeve pedagogjike të pedagogut të shquar gjerman të shekullit të nëntëmbëdhjetë, Johan Fridrih Herbartit,[3]megjithëse Steineri e kritikoi Herbartin për neglizhimin e rëndësisë së edukimit të vullnetit dhe të ndjenjave, në raport me edukimin e intelektit.[4] Esenca e mësimdhënies në valdorf shkollat dhe kopshtet fëmijërore qëndron në edukimin e plote të kokës, zemrës dhe dorës (Eng: Head, Heart and Hand) me të cilën qasje synohet të zhvillohen sferat intelektuale, emocionale si dhe ajo e vullnetit të fëmijëve.[5] [6]

Rritja e numrit te shkollave valdorfiane nga viti 1919 deri ne vitin 2016[7]

Historiku

Pedagogjia dhe shkolla valdorfiane ze fill më 1919, kur Emil Molt, si drejtor i Fabrikës së Cigareve Waldorf - Astoria në Shtutgard kërkoi nga Rudolf Steiner që për nevojat e fëmijëve të punetorëve të themelonte dhe të drejtonte një shkollë,[xv] Steineri u pajtua nën këto katër kushte:

- Shkolla duhej të ishte e hapur për të gjithë fëmijët;

- Ajo duhej të ishte koedukative (mikste);

- Ajo duhej të ishte një shkollë e unifikuar me një kohëzgjatje prej dymbëdhjetë vjetësh; dhe

- Mësuesit, të cilët do të punonin drejtpërdrejt me fëmijët, duhej të merrnin një rol udhëheqës në drejtimin e shkollës, me një minimum të ndërhyrjeve qeveritare apo ekonomike.[8]

Nën këto rrethana, më 7 shtator të vitit 1919 në Shtutgard të Gjermanisë, filloi aktivitetin e saj shkolla e parë e tipit valdorfian. Që nga fillimi i paraqitjes së shkollave valdorfiane vërehet ndikimi i pikëpamjeve pedagogjike të pedagoges italiane Marije Montesori, ashtu siq vërehen edhe ndikimet e pikëpamjeve pedagogjike të pedagoges suedeze Ellen Key dhe ndikimi i shkollës së punës të pedagogut gjerman Georg Kershenshtajnerit.[9] Brenda një periudhë prej një dekade, pas themelimit të institucionit të pare valdorfian, u hapën edhe një varg shkollash të tjera valdorfiane si p.sh: Cologne, Gjermani (1921), Shkolla e Lartë në Dornach, Zvicër (1921), King's Langley, Hertfordshire, Angli (1922, Hamburg, Gjermani (1922), Esen, Gjermani (1922) (mbyllur më 1936), Hagë, Holandë (1923), London, Angli (1925), Basel, Zvicër (1926), Oslo, Norvegji (1926), Hanover, Gjermani (1926), Budapest, Hungari (1926), Zurich, Zvicër (1927), Gloucester, Angli (1927), Berlin, Gjermani (1928), New York, SHBA (1928), Vjenë, Austri (1929), Bergen, Norvegji (1929), Dresden, Gjermani (1929).Më vonë institucionet edukative dhe arsimore të tipit valdorfian u hapën edhe në Kanada dhe vende të tjera evropiane dhe më gjërë, si në Spanjë, Turqi, Rusi, Egjipt, Afrikë e Jugut, Australi, Zelandë të Re, Brazil, Indi, Kinë,[10] etj.

Sot në mbarë botën janë rreth 1000 waldorf shkolla të pavarura, rreth 2000 kopshte fëmijësh (kindergarten)[11][12] dhe 646 qendra të arsimit special. Përveq këtyre, në vende të ndryshme të botës, ekzistojnë edhe waldorf shkolla publike.[13] charter shkolla dhe akademi të tipit waldorfian.[14] Këto institucione janë të shpërndara në mbi 60 shtete të ndryshme të botës në 5 kontinente.[15] Disa shkolla valdorfiane kanë qenë dhe janë të lidhura edhe me UNESCO (UNESCO Associated Schools Project Network).[16]

Shih edhe

Lidhje te jashtme

 Commons: Waldorf pedagogy – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Referime