Pedagogjia

Studimi i edukimit

Pedagogjia është shkencë që merret me studimin e parimeve dhe metodave, sipas të cilave zhvillohet procesi edukativ-arsimor (mësimdhënia), përkatësisht është shkencë që merret me studimin e arsimit dhe edukimit në planin më të gjerë (në institucionet arsimore, sportive etj.), si dhe me metodat që përdoren për këtë qëllim. [1]

Detaj nga shkollat antike (rr. 500 p.e.s.)

Përndryshe ajo është lëndë mësimore, përkatësisht libër, tekst që jep njohuritë e përgjithshme apo të veçanta nga pedagogjia, që jep njohuri për metodat dhe parimet e punës pedagogjike.[2]

Përkufizimi

Një orë mësimore

Fjala pedagogji rrjedh nga fjala e vjetër e gjuhës së lashtë greke, παιδαγωγία (paidagōgia), dhe παιδαγωγός (paidagōgos), e cila është një sintezë e fjalëve παῖς - país, dhe παιδός - paidos) "fëmijë" dhe ἄγω - ágō), "udhëheq" apo "drejtoj."[3] [4] Në fjalorin elektronik të gjuhës shqipe fjala "pedagogji" përkufizohet si, "shkenca që merret me edukimin dhe arsimimin e fëmijëve e të të rinjve, me metodat që duhen përdorur për këtë qëllim." [5]

Nga fjala pedagogji rrjedh emri pedagog/e - njeriu që merret me punë pedagogjike, apo me edukimin dher arsimimin e fëmijëve dhe të rinjve dhe mbiemri pedagogjik/e, që lidhet me pedagogjinë apo me pedagogun.[6]

Në fjalorin elektronik të gjuhës shqipe fjala "pedagog" përkufizohet si "ai që mëson dhe edukon fëmijët e të rinjtë, duke zbatuar parimet dhe metodat e pedagogjisë; specialist për pedagogji; mësues në një shkollë të lartë; titulli i këtij mësuesi. Pedagog i zoti (i aftë). Pedagog i jashtëm pedagog që jep mësim në një shkollë të lartë pa qenë punonjës i përhershëm i kësaj shkolle. Pedagogu i gjuhës shqipe (i filozofisë, i matematikës). Puna e pedagogut."[5]

Giesecke (1981) hulumtimin në arsim dhe edukim ashtu si edhe pedagogjinë i quan "shkencë aporetike", d.m.th. një ndërdisiplinë ose interdisiplinë (Shih edhe Ndërdisiplinariteti).[7] Ndërkaq në periudha të ndryshme kohore termi "pedagog" ka pasur edhe konotacione negative të lidhura me pedantërin e tepruar e të cilat e kanë zanafillën nga koha e Samuel Pepys (1650).[8]

Kategoritë themelore

Disiplinat pedagogjike

Sistemi i disiplinave pedagogjike
Emri i disiplinësObjekti i studimitEmërtimi alternativ
1Pedagogjia e përgjithshmePedagogjia e përgjithshme merret me studimin e ligjshmërive dhe problemeve të përgjithshme të mësimit, mësimdhënies, arsimit dhe edukatës
2MetodikaMetodika studion zbatimin e parimeve, formave, metodave dhe mjeteve mësimore në lëndët mësimore përkatëse.
3DidaktikaDidaktika studion strukturimin e përmbajtjeve mësimore, rrjedhën e procesit të njohjes, faktorët kryesorë të mësimit, ligjësitë didaktike, llojet dhe sistemet e mësimit, planifikimin e mësimit, ekskursionet mësimore, parimet, metodat, format dhe mjetet mësimore, planin dhe programin mësimorTeoria e mësimit
Metodologjia e mësimdhënies
4PedeutologjiaPedeutologjia merret me studimin e çështjeve që kanë të bëjnë me personalitetin e mësimdhënësit, (edukatorit, instruktorit, mësuesit, arsimtarit, profesorit, etj.)
5KomeniologjiaKomeniologjia merret me studimin e jetës dhe veprës së Jan Amos Komenskit, duke hulumtuar kontributin e gjithmbarshëm të tij në interes të arsimit, edukimit, shkencës dhe kulturës.Komenskologjia
6GjerontogogjiaGjerontogogjia merret me studimin e arsimit dhe edukimit në periudhën e pleqërisë.Geragogjia
7BibliopedagogjiaBibliopedagogjia merret me studimin e ndikimit të leximit të librave dhe literaturës tjetër të shtypur në edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e personalitetit të njeriut.
8Pedagogjia socialePedagogjia sociale merret me studimin e teorisë dhe praktikës së arsimimit, edukimit dhe kujdesit social si një përgjegjësi e përbashkët e shoqërisë.
9Pedagogjia digjitalePedagogjia digjitale merret me studimin e përdorimit të teknologjisë digjitale bashkëkohore në arsim dhe mësimdhënie.
10Pedagogjia sportivePedagogjia sportive merret me studimin e mësimdhënies, arsimimit, dhe trajnimit në sport, edukimin fizik dhe fushat tjera të lidhura me aktivitetin fizik.Pedagogjia e sportit
11Pedagogjia specialePedagogjia speciale merret me studimin e edukimit dhe arsimit të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në një mënyrë e cila i merr parasysh nevojat dhe dallimet individuale të tyre.
12Pedagogjia kulturorePedagogjia kulturore merret me studimin e raporteve në mes të individit (personalitetit të njeriut) dhe vlerave kulturore.Pedagogjia shpirtërore
13Pedagogjia familjarePedagogjia familjare merret me studimin e parimeve dhe karakteristikave të edukimit familjar, marrëdhënieve midis faktorëve të edukimit familjar, mundësitë e edukimit në familje, ndikimin e atmosferës familjare në edukimin e fëmijës, problemet e përmbajtjes së edukatës në familje, mjetet, metodat dhe format e organizimit të punës edukative në familje, lidhjet e familjes me të gjitha mjetet dhe institucionet kulturore, edukative e arsimore, kërkesat ndaj prindit si edukator etj.
14Pedagogjia shkollorePedagogjia shkollore merret me studimin e teorisë së shkollës si një institucion i veçantë edukativ e arsimor (organizatë punuese).
15Pedagogjia muzikorePedagogjia muzikore merret me studimin e mësimdhënies së artit muzikor.Pedagogjia e muzikës
16Pedagogjia popullorePedagogjia popullore merret me studimin e edukimit informal të masave të gjëra popullore.Etnopedagogjia
17Pedagogjia ushtarakePedagogjia ushtarake merret me studimin e arsimit ushtarak.
18Pedagogjia ekologjikePedagogjia ekologjike merret me studimin e qëllimeve dhe detyrave të arsimit dhe edukimit mjedisor.Ekopedagogjia
19Pedagogjia kibernetikePedagogjia kibernetike merret me studimin dhe aplikimin e teorisë së sistemit, komunikimit, modelimit, menaxhimit dhe informacionit në fushën arsimore dhe edukative.Kibernetika e pedagogjisë
20Pedagogjia kombëtarePedagogjia kombëtare merret me studimin e mësimdhënies së vetëdijshme dhe/ose të pavetëdijshme të vlerave, normave, traditave dhe modeleve të sjelljes dhe qëndrimeve “nacionale e kulturore” nëpërmjet institucioneve të shtetit (p.sh. shkolla) dhe/ose sociale (p.sh. institucionet e familjes, masmedias, etj.Pedagogjia nacionale
21Pedagogjia universitarePedagogjia universitare merret me studimin e mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë universitarPedagogjia e arsimit të lartë
22Pedagogjia futurologjikePedagogjia futurologjike merret me parashikimin dhe paraqitjen e problemeve dhe pikëpamjeve pedagogjike duke u mbështetur në metodat shkencore komparative.Pedagogjia futuriste
23Pedagogjia komparativePedagogjia komparative merret me shqyrtimin dhe vlerësimin komparativ të sistemeve të ndryshme arsimore, në vende të ndryshme të botës.Pedagogjia krahasuese
24Pedagogjia parashkollorePedagogjia parashkollore merret me studimin e specifikave të procesit të edukimit dhe arsimit të fëmijëve në moshën parashkollore.
25Pedagogjia e muzeumevePedagogjia e muzeumeve merret me studimin dhe eksplorimin e të gjitha aspekteve të përdorimit të muzeumeve dhe koleksioneve të ruajtura në to për aktivitete me përmbajtje arsimore dhe edukative, siç janë problemet didaktike dhe metodike, krijimi dhe organizimi i ekspozitave të specializuara (muzeume të fëmijëve, muzeumet e të rinjve), vizita të veçanta shkollore, mësime dhe punëtori të ndryshme në muze, etj.Muzeopedagogjia
26Pedagogjia e kohës së lirëPedagogjia e kohës së lire merret me studimin e aspektit edukativ dhe arsimor të shfrytëzimit të pavarur, kreativ dhe kuptimplotë të kohës së lirë për fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit.
27Pedagogjia jashtëshkollorePedagogjia jashtëshkollore merret me studimin e mësimit të organizuar që zhvillohet në mjediset jashtëshkollore duke përfshijnë këtu aktivitetet edukative në natyrë si dhe eksperienca të udhëtimeve ose ekspeditave në mjedise të thella malore, shkretëtira, etj. në të cilat nxënësit marrin pjesë në një sërë sfidash dhe aktivitetesh në natyrë të tilla si ecje (hiking), ngjitje, kampim, peshkim, alpinizëm, lojëra grupore si dhe aktivitete tjera të lidhura me arsimin joformal.Pedagogjia e jashtme
28Pedagogjia ndërkombëtarePedagogjia ndërkombëtare merret me studimin e mësimdhënies, arsimit dhe edukimit në nivelin ndërkombëtar (botëror) duke iu referuar një koncepti dinamik që përfshin qarkullimin apo lëvizjen e njerëzve, përvojave dhe ideve përtej kufizimeve politike dhe kulturore.Arsimi ndërkombëtar
29Metodologjia e pedagogjisëMetodologjia e pedagogjisë merret me studimin e hulumtimeve pedagogjike si një sistem i parimeve teorike, metodave dhe mënyrave të përshkrimit, analizimit dhe sqarimit të fenomeneve pedagogjike.Hulumtimi pedagogjik
30Historia e pedagogjisëHistoria e pedagogjisë (dhe arsimit) merret me studimin e paraqitjes dhe zhvillimit të edukatës, arsimit dhe të mendimit pedagogjik në të kaluarën e shoqërisë njerëzore, duke filluar prej të kaluarës më të largët e deri te e kaluara më e afërt e saj.Historia e arsimit
31AndragogjiaAndragogjia ose pedagogjia e të rriturve merret me studimin dhe organizimin e veprimtarisë edukative dhe arsimore me të rriturit.Pedagogjia e të rriturve
32Teoria e edukimitTeoria e edukimit kërkon të njohë, kuptojë dhe parashikojë politikat dhe praktikat arsimore dhe është e ndërlidhur me shumë degë, si andragogjia, kurrikula, mësimi, politika arsimore, organizimi dhe lidershipi.
33Pedagogjia fetarePedagogjia fetare merret me studimin e arsimit dhe edukimi fetar.Pedagogjia teologjike

Drejtimet pedagogjike

Pedagogë të shquar

Pedagogë botërorë
Pedagogë shqiptarë

Shih edhe

Literatura

Lidhje të jashtme

Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Pedagogjia.

Referime