Qarku Draç

Qarku Draç (Serbisht: Драчки округ Drački okrug) ishte një nga qarqet e Mbretërisë së Serbisë e krijuar më 29 nëntor 1912 në pjesën e territorit të Shqipërisë të marrë nga Perandoria Osmane gjatë Luftës së Parë Ballkanike. Qarku i Draçit kishte katër rrethe (serbisht: срез/srez): Draç (Durrësi), Ljesh (Lezhë), Elbasani dhe Tirana.[1][2] Ushtria e Mbretërisë së Serbisë u tërhoq nga Durrësi në prill 1913.

Драчки округ
Qarku Draç
Qarku i Mbretërisë së Serbisë
1912–1913
Coat of arms of Qarku Durrës
Coat of arms
QendraDraç (Durrës)
Historia
Historia 
29 nëntor 1912
• Hequr më
prill 1913
Paraprirë nga
Pasuar nga
Perandoria Osmane
Shqipëria e Pavarur
Sot pjesë eShqipërisë

Themelim

Zgjerimi territorial i Mbretërisë së Serbisë në vitin 1913.

Ushtria Mbretërore Serbe pushtoi qytetin e Durazzo (Shqip: Durrës) më 29 nëntor 1912 pa u përballur me kundërshtime.[3] Mitropoliti i krishterë ortodoks i Durrësit Jakob u bëri një pritje veçanërisht të ngrohtë autoriteteve të reja. Ai siguroi edhe marrëdhënie miqësore me autoritetet serbe në rajon. Si i tillë ai ndërhyri me sukses tek ata dhe disa njësi guerile shqiptare u shpëtuan dhe iu shmangën ekzekutimit.[3]

Mbretëria e Serbisë krijoi zyrat e rrethit dhe emëroi guvernatorin e qarkut, kryetarin e qytetit dhe komandantin e garnizonit ushtarak.[4] Guvernatori i parë ushtarak i qytetit të Durrësit, kapiteni Branisllav Milosavljeviq (komandant i pararojës së njësitit Šumadijan), caktoi këshillin e parë të qytetit në të cilin ishin Petar Djuraskovic (kryetar), Hristo Spiro, Mehmed Efendi dhe të tjerë.

Ivan Ivaniq, guvernatori i parë i qarkut të Durrësit

Guvernatori i parë i Qarkut Draç ishte Ivan Ivaniq, një diplomat serb. Gruaja e tij Delfa, një nga themeluesit e Rrethit të Motrave Serbe, drejtoi spitalin e qytetit.[5][6] Kryetar i parë i Bashkisë së Durrësit ishte Petri Gjurashkoviq, anëtar i një familjeje nga ky qytet, ndërsa anëtarë të këshillit të qytetit ishin Hristos Spiro, Imam Husein Efendi dhe Filip Seriq.[7] Kur ushtria e Mbretërisë së Serbisë pushtoi Shqipërinë në vitin 1912, Dragutin Anastasijeviq u angazhua si përkthyes i gjuhës greke dhe pas një kohe u emërua guvernator i Qarkut të Draçit[8] në vend të Ivan Ivaniqit.

Qëllimi më i rëndësishëm i Serbisë në Luftërat Ballkanike ishte dalja në det të hapur.[9]

Persekutimi i vendasve

Gjatë pushtimit, ushtria serbe vrau dhe brutalizoi shumë civilë shqiptarë. Të raportuara nga vëzhgues të paanshëm ishin raste të vrasjeve masive të civilëve myslimanë dhe madje edhe të krishterë.[10] Shumë nga viktimat ishin gra, fëmijë dhe të moshuar.[11] Rrahjet e civilëve shqiptarë dhe plaçkitjet ishin gjithashtu të zakonshme.[12][11]

Vendasit gjithashtu iu nënshtruan konvertimeve masive të detyruara në krishterimin ortodoks. Shqiptarët katolikë do të burgoseshin rregullisht pa gjyq.[13] Kishte gjithashtu raste të shumta të rrënimit dhe plaçkitjes së zonave civile.[14] Mizori të tjera ndodhën jashtë Draçit, duke përfshirë zonat në Kosovë dhe Maqedoni, të cilat panë dhunë më të madhe.[11]

Shpërbërja

Ballina e Politika së 29 nëntorit 1912 me të dhëna për krijimin e Qarkut të Durrësit

Ushtria e Mbretërisë së Serbisë u tërhoq nga Durrësi në prill 1913 nën presionin e flotës detare të Fuqive të Mëdha, por ajo qëndroi në pjesë të tjera të Shqipërisë për dy muajt e ardhshëm.[15]

Referime