Rinia (moshë)

Rinia ose mosha rinore është faza, etapa ose periudha jetësore kur njëriu është i ri, gjë e cila shpesh nënkupton kohën ose periudhën ndërmjet fëmijërisë dhe moshës madhore (pjekurisë).[1] Gjatë kësaj kohe i riu është i preokupuar me probleme të cilat lidhen me "pamjen, freskinë, energjinë, etj. e të cilat njëkohësisht paraqesin edhe karakteristikat themelore të një të riu".[2] Përkufizimet rreth kësaj periudhe janë shumë të ndryshme.[3] Mosha rinore paraqet një përvojë e cila mund të formësojë nivelin e varësisë së një individi, e cila mund të manifestohet në mënyra të ndryshme varësisht prej perspektivave kulturore. Përvojat e fituara personale gjatë kësaj periudhe shënohen nga normat ose traditat kulturore të individit, ndërsa niveli i varësisë së të rinjëve nënkupton shkallën në të cilën mbështeten ende në familjen e tyre, si në aspektin emocional ashtu dhe në atë ekonomik.[4]

Shih edhe

Referime