Shkolla e mesme

Shkolla e mesme është një institucion edukativo-arsimor i cili ofron arsim të mesëm. Me këtë emër quhet edhe vet objekti ku ndodh ky proces. Disa shkolla të mesme mund të sigurojnë edhe arsimin e mesëm të ulët dhe (të lartë) arsimi i mesëm (nivelet 2 dhe 3 sipas shkallës ISCED), por këto mund të jepen edhe në shkolla të veçanta, siç është p.sh. në shkollën e mesme amerikane sistemi i ashtuquajtur shkollë e mesme e lartë - high school system.

Shkollat e mesme zakonisht vijojnë pas shkollave fillore dhe të dërgojnë në  arsimin e lartë ose profesional. Frekuentimi është i detyrueshëm në shumicën e vendeve për nxënës të moshave ndërmjet 11 dhe 16 vjet. Organizimi, ndërtesat, dhe terminologjia janë pak a shumë unike në secilin vend.[1][2]

Nivelet e arsimit

Nivelet e arsimit ISCED 2011 krahasuar me nivelet ISCED 1997
NiveliISCED 2011PërshkrimiNiveli korrespondues sipas ISCED 1997
0Edukimi në fëmijërinë e hershme (01 Zhvillimi edukativ në fëmijërinë e hershme)Arsimi i projektuar për mbështetjen e zhvillimit të hershëm në përgatitje për pjesëmarrjen në shkollë dhe në shoqëri. Programet të dizajnuara për fëmijët nën 3 vjeç.Asnjë
0Edukimi në fëmijërinë e hershme (02 Para arsimit fillor)Arsimi i projektuar për mbështetjen e zhvillimit të hershëm në përgatitje për pjesëmarrjen në shkollë dhe në shoqëri. Programet të dizajnuara për fëmijët nga mosha 3 deri në fillimin e arsimit fillor.Niveli 0: arsimi parashkollorë.
1Arsimi fillorProgramet zakonisht të projektuara për të pajisur nxënësit me shkathtësitë themelore në lexim, shkrim dhe matematikë, dhe për të krijuar një themel të fortë për mësimnxënie.Niveli 1: arsimi fillor ose fazën e parë të arsimit bazë.
2Arsimi i mesëm i ulëtFazs e parë në arsimin e mesëm të ngritur mbi arsimin fillor, në mënyrë tipike me më shumë përmbajtje të orientuar mësimore.Niveli 2: arsimi i mesëm ose faza e dytë e arsimit bazë.
3Arsimi i mesëm i lartëFaza e dytë/faza përfundimtare e arsimit të mesëm si përgatitje për arsimit e lartë ose dhënien e aftësive përkatëse për punësim. Zakonisht me një rritje të gamës së përmbajtjeve mësimore.Niveli 3: arsimi i mesëm i lartë
4Arsimi post-sekondar jo terciarProgramet ofrojnë përvoja mësimore të ngritura mbi arsimin e mesëm dhe për përgatitje për tregun e punës ose arsimin e lartë. Përmbajtja është më e gjerë se në arsimin e mesmëm, por jo aq e ndërlikuar sa që është në arsimin terciar.Niveli 4: Post-sekondar jo terciar
5Arsim i shkurtër terciarPrograme të shkurtëra terciare të arsimit, programe të cilat janë në mënyrë tipike të bazuar  praktikisht, profesione specifike dhe përgatitje për të hyrë në tregun e punës. Këto programe do të mund të sigurojnë edhe rrugë të tjera të programeve në arsimin e lartë.Niveli 5B: Faza e parë e arsimit terciar: zakonisht më e shkurtër, më praktike/teknike/profesionale dhe programe specifike që shpie në kualifikime profesionale.

Shih edhe

Lidhje të jashtme

Referime