Simon Zenebishi

Simon Zenebishi (ndër dokumentet katalane emri i tij figuron kat. Simone Gimlixi dhe Gimbixi; fl. 1443–61) ka qenë një zotëri arbëror i kështjellës së Strovilos,[1] vasal i Mbretërisë së Napolit, pinjoll i familjes Zenebishi.

Sipas Hahnit është i biri i Amos Zenebishit,[2] ndërsa kronika e Muzakës e radhit si të birin e Depë Zenebishit. Më 1443 Simon Zenebishi, stërnip i Gjin Zenebishit, ndërtoi kështjellën e Strovilos me miratimin dhe mbështetjen venedikase.[3] Gjendej pranë Sajadës, përmbi vendit të njohur si Vagenetia, zotërim i stërgjyshit të tij.[4] Më 1454-55 u njoh nga Mbreti Alfons V si vasal i Mbretërisë së Napolit.[5]

U martua me motrën e Murrik Shpatës.[6] Kishte një djalë që u lind e u rrit në Perandorinë Osmane, më 1454 dezertoi prej Osmanëve dhe më 1455 i kërkoi Mbretit Alfons që të pagëzohej.[7]

Referime