Zenebishët

Zenebishët apo Zeneviasit, it. Sarbissa, kanë qënë një familje fisnike arbërore që patën një periudhë sundimi dalur nga rrënojat e Despotatit të Epirit.

Historia

Të përmendur ndër anale Zenevias, Ζενεβισσαίους[1], ishin njëra prej familjeve që iu dhanë privilegje nga Anzhuini Filipi I, Princ i Tarantos[2].

Historianë dhe kronikanë turq pohojnë se kjo familje rrjedh nga Zagoria. Në qindvjetin e XIV ajo u forcua kaq shumë sa të ngulitej në qytetin e Gjirokastrës. Pasues të tyre ishin fiset e Kurveleshit, Lunxhërisë dhe Zagorisë[3]. Ndër figurat e përmendura në periudhën e tyre të sundimit ishin:

Pas sulmeve të osmanëve, Gjini iu nënshtrua dhe u dërgoi njërin djalë në Adrianopojë si peng në oborrin e Sulltanit, më 1410. Ky djalë i quajtur Hamza, luajti rol në historinë osmane si komandant ushtarak[3].

Burime