Twitch

Twitch është një shërbim amerikan i transmetimit të drejtpërdrejtë me fokus në transmetimin e video lojërave, duke përfshirë garat e esporteve, krahas tjerash transmetimi i muzikës, përmbajtjes kreative, dhe emisione të "jetës reale". Twitch vepron në kuadër të Twitch Interactive, një filiale e kompanisë Amazon.[1] Ai u paraqit në qershor 2011 si devijim i platformës gjeneraliste të transmetimit Justin.tv.[2] Përmbajtja në Twitch mund të shikohet drejtpërdrejt, ose më vonë përmes VOD. Lojërat e shfaqura në ballinën e tanishme të Twitch-it renditen sipas preferencës së publikut dhe përfshijnë zhanret si lojërat e strategjisë në kohë reale (RTS), lojërat luftarake, lojërat garuese, dhe lojërat me të shtëna (first-person shooter).[3]

Twitch
Webfaqjatwitch.tv
KomercialPo
Tipi i faqes
  • Transmetimi drejtpërdrejt
  • VOD
RegjistrimOpsional
PronariAmazon.com, Inc.
Lëshuar më6 qershor 2011; 12 vite më parë (2011-06-06)
Gjendja e tanishmeAktiv

Popullariteti i Twitch-it e mbuloi plotësisht atë të homologut gjeneralist. Në tetor 2013, webfaqja pati 45 milionë shikues unikë[4], dhe deri në shkurt 2014 u konsiderua burimi i katërt më i madh i trafikut online në SHBA. Megjithatë kompania prind e Justin.tv u ribrendua si Twitch Interactive për ta reflektuar atë ndryshim fokusi — Justin.tv u mbyll në gusht 2014.[5] Po atë muaj, shërbimi u ble nga Amazon për 970 milionë dollarë amerikanë,[6][7] që solli më vonë bashkëveprimin e tij me Amazon Prime, shërbimin e tij me abonim. Twitch bleu në 2016 Curse LLC, një operator të komuniteteve online rreth video lojërave,[8] dhe solli mënyra për t'i blerë lojërat përmes lidhjeve në transmetime bashkë me një program që i lejoi transmetuesve të marrin komisione mbi shitjet e lojërave që i luajnë.

Kah viti 2015, Twitch pati më shumë se 100 milionë shikues në muaj.[9] Në 2017, Twitch ishte prijës i shërbimeve për transmetimin e video lojërave në SHBA, dhe pati avantazhin mbi YouTube Gaming, që e mbylli aplikacionin vetanak në maj 2019.[10][11][12] Që prej shkurt 2020, Twitch pati 3 milionë transmetues aktiv çdo muaj, me 15 milionë përdorues aktiv çdo muaj dhe afro 1.4 milionë përdorues njëkohësisht.[13][14] Që prej maj 2018, Twitch pati mbi 27,000 kanale partnere.[13][15] Që prej tetor 2023, Twitch ishte webfaqja e 37-të më e vizituar në botë, me 20.26% të trafikut duke ardhur nga SHBA, pastaj 7.08% nga Gjermania, dhe 5.49% nga Koreja Jugore.[16][17]

Referime

Lidhje të jashtme

  • Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Twitch