New Order është një bend post-punk/alternative dance anglez i formuar në vitin 1980 nga Bernard Sumner (vokal, kitarë, sintisajzer), Peter Hook (bas, vokal përcjellës, bateri elektronike) dhe Stephen Morris (bateri dhe sintisajzer). Bendi u formua nga anëtarët e Joy Division, pas vetëvrasjes së vokalistit Ian Curtis. Shumë shpejtë atyre iu bashkangjit sintisajzeristi\kitaristi Gillian Gilbert.
New Order përzinë post-punk-un me electronic dance, dhe u bënë një ndër bendet më të admiruara të viteve 1980. Bendi filloi të interesohet në muzikën dance pas vizitave që ia bëri skenës së klubeve të New York City-t në fillimin e viteve 1980. Në hitin i vitit 1993 "Blue Monday", bendi përqafoi plotësisht muzikën dance dhe sintisajzerët. New Order qenë bendi më i rëndësishëm i kompanisë Factory Records dhe vendimet e tyre respektoheshin jashtëzakonisht nga kjo kompani. Bendi admirohet nga fansat, kritikët dhe muzikantët tjerë për shkak të influencës së fortë në skenat e alternative rock-ut dhe dance muzikës gjatë 25 viteve të fundit.
New Order pauzoi së veprusari gjatë viteve 1993 - 1998, gjatë së cilës kohë anëtarët e bendit morrën pjesë në projekte të ndryshme anësore. Bendi u riaktivizua në vitin 1998, dhe në vitin 2001 e lancoi albumin Get Ready. Në vitin 2005 Phil Cunningham e zëvendësoi Gillian Gilbert-in, i cili e la bendin për shkak të detyrimeve familjare. Në korrik të vitit 2007, Peter Hook tha se ai dhe Bernard Sumner nuk kanë plane për të punuar së bashku në të ardhmen.