Marrëdhënia seksuale

Marrëdhënie seksuale, ose coitus ose copulim, i referohet kryesisht penetrimit të penisit të mashkullit në vaginën e femrës me qëllim kënaqësinë seksuale, riprodhimin, ose të dyja.[1] Kjo lloj marrëdhënje njihet ndryshe edhe si seks vaginal.[2][3] Forma të tjera të marrëdhënieve penetrative seksuale përfshijnë seksin anal (penetrimin e anusit nga penisi), seksin oral (penetrimin e gojës nga penisi ose penetrimin gojor të organeve seksuale femërore), penetrimin seksual nga gishtat), dhe penetrimin e organeve seksuale nga një dildo.[4][5][6] Këto aktivitete përfshijnë intimitetin fizik midis dy apo më shumë individëve dhe përdoren nga qënjet njerëzore për kënaqësi fizike ose emocionale, ose për qëllim riprodhimi.[4][7]

Marrëdhënie seksuale në pozicion misionar e përshkruar nga Édouard-Henri Avril (1892)

Seksi i sigurt dhe kontrolli i lindjeve

Pikturë e një çifti Indian (një princ dhe një zonjë) duke zgjatur marrëdhënien seksuale

Ka një shumëllojshmëri metodash të seksit të sigurt, të cilat praktikohen nga çiftet heteroseksuale dhe çiftet e së njëjtës gjini, duke përfshirë aktet seksuale jo-penetrative,[8][9] dhe përdorimi i seksit oral ose anal (ose të dyjave) si një mjet për kontrollin e lindjeve të padëshiruara.[10][11]  Megjithatë, ka rrezik për shtatzani të padëshiruar kur praktikohet seksi anal ose forma të tjera të aktivitetit seksual, nëse penisi është afër vaginës dhe sperma është depozituar afër hyrjes së vaginës, sepse sperma mund të udhëtojë përgjatë vaginës nëpërmjet lëngjeve lubrifikuese të saj.[12][13]

Përveç formave të seksit të sigurt të diskutuara më sipër, një nga metodat më të sukseshme të profilaksisë,[14][15] është përdorimi i prezervativëve.  Prezervativët janë gjithashtu gjerësisht të rekomanduara për parandalimin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme.[14][15] Sipas raporteve nga Institutet Kombëtare të Shëndetit (NIH) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO), përdorimi i saktë dhe konsistent i prezertavivëve prej latexi e zvogëlon rrezikun e transmisionit të HIV/AIDS me rreth 85-99% në raport me rrezikun nga seksi i pambrojtur.[16][17]

Mënyra më efektive për të shmangur infeksionet seksualisht të transmetueshme është abstinenca (heqja dorë) nga marrëdhëniet seksuale, sidomos seksi vaginal, anal dhe oral, por diçka e tillë është shumë e vështirë për shumicën e njerëzve, ndaj nëse e keni të pamundur të abstenoni, këshillohet përdorimi i përhershëm i prezervativëve gjatë marrëdhënieve seksuale.[15]

Pëlqimi dhe krimet seksuale

Marrëdhënia seksuale me një person, kundër vullnetit të tyre, ose kur ato janë të paaftë të japin pëlqimin (përshembull të miturit ose personat me zhvillim të reduktuar mendor) është përdhunim, i cili është një krim i rëndë në gati të gjitha shtetet e botës.[18][19] Më shumë se 90% e viktimave të dhunës seksuale janë të gjinisë femërore, dhe vetëm rreth 5% e dhunuesve janë të panjohur për viktimat.[19]

Mosha e pëlqimit në Shqipëri

Republikën e Shqipërisë, mosha e pëlqimit për kryerjen e marrëdhenjeve seksuale është 14 vjeç[20]. Një i mitur mbi moshën 14 vjeçare mund të kyejë marrëdhënje vetëm me një person, i cili është mbi 14 vjeç, por nën 18 vjeç[21]. Në rast se njëri nga pjesëmarrësit në marrëdhënjen seksuale është mbi 18-vjeç, ndërsa pjesëmarrësi tjetër është nën 18-vjeç (i mitur), ligji shqiptar e cilëson të miturin si të paaftë për të dhënë pëlqim dhe personi mbi 18 mund të dënohet me burgim deri në 15 vjet.

Shih edhe

Referime

Lidhje të jashtme