Elseid Hysaj

futbollist shqiptar

Elseid Gëzim Hysaj (lindur më 20 shkurt 1994) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mbrojtës i majtë për klubin italian Napoli dhe kombëtaren shqiptare.

Elseid Hysaj
Të dhënat vetjake
Datëlindja (1994-02-20) 20 shkurt 1994 (30 vjeç)
VendlindjaShkodër, Shqipëri
Gjatësia1.82 m (6 ft 0 in)
PozicioniMbrojtës i majtë
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Napoli
Numri23
Karriera me të rinjtë
2009–2012Empoli
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2011–2015Empoli98(1)
2015–Napoli153(1)
Karriera ndërkombëtare
2010–2011Shqipëria U173(0)
2013–2014Shqipëria U214(0)
2013–Shqipëria48(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 26 korrik 2020
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 17 nëntor 2019

Jeta e hershme

Dy muaj pas lindjes së tij, babai i tij Gëzim Hysaj emigroi në Itali si shumë shqiptarë në vitet 90' që ishin në kërkim të punësimit për të mbajtur familjet e tyre. Hysaj u rrit në Shkodër me mamanë dhe gjyshërit e tij kurse babai i tij punoi në Itali si murator. Gjatë kohës që babai i tij punonte në shtëpinë e agjentit të futbollit Marco Piccioli, Gëzimi i përmendi atij se djali i tij ishte një lojtar i talentuar, por për shkak se Elseidi ishte vetëm 10 vjeç në atë kohë, Piccioli këshilloi Gëzimin që të priste. Kur Elseidi mbushi 14 vjeç, ai udhëtoi në Itali ku u vlerësua nga Piccioli dhe u provua në shumë klubeve të ndryshme, përfshirë edhe Fiorentinën, përpara se të transferohej përfundimisht te akademia e Empolit.

Karriera me klube

Empoli

Hysej bëri debutimin e tij me skuadrën e parë më 24 nëntor 2011 në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Fiorentinës, ku Empoli u mposht 2–1 në transfertë.[1] Më 20 tetor 2012, ai debutoi në Serie B në fitoren 3–0 kundër Virtus Lanciano, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 67të në vënd të Andrea Cristianos.[2] Empoli e mbylli kampionatin në vendin e katërt dhe falë këtij rezultati u kualifikua në fazën play-off për tu ngjitur në elitë. Në gjysëm-finale, Empoli mposhti Novarën me rezultatin e përgjithshëm 5–2, me Hysajn i cili luajti 90 minuta të plota në të dyja ndeshjet.[3][4] Në finale kundër Livornos, Empoli u mposht me rezultatin e përgjithshëm 2–1 dhe humbi mundësinë që të luante në Serie A për sezonin e ardhshëm; Hysaj sërisht u aktivizua 90 minuta të plota në të dyja ndeshjet.[5][6] Ai e mbylli sezonin 2012–13 me 35 ndeshje në të gjitha kompeticionet, përfshirë 30 në kampionat, 4 në fazën play-off të kampionatit dhe 1 në kupë.

Më 19 shtator 2013, Hysaj rinovoi kontratën e tij me klubin deri në vitin 2015.[7] Më 17 prill 2014, Hysaj shënoi golin e parë në karrierën e tij si profesionist në humbjen 1–2 kundër Virtus Lanciano; goli erdhi pas vetëm 4 minutash pas një pasimi në hyrje të zonës, ku ai “gjarpëroi” mes dy-tre kundërshtarëve duke lëshuar një të majtë e cila u ndal në trekëndëshin e portës së skuadrës vendëse.[8]

Më 31 gusht 2014, Hysaj bëri debutimin e tij në Serie A në ndeshjen e parë të sezonit 2014–15, duke luajtur 90 minuta në humbjen 2–0 kundër Udineses. Më 30 tetor, ai rinovoi kontratën e tij me Empolin deri në qershor 2017, duke pasur edhe një rritje të vogël rroge.[9]

Napoli

Më 3 gusht 2015, Hysaj u transferua zyrtarisht te Napoli për 5 milion €, duke firmosur një kontratë deri në qershor 2020.[10][11] Ky transferim e bëri atë lojtari e dytë shqiptar më të kushtueshëm në botë, pas Lorik Canës, i cili në vit 2011 kaloi nga Lazio te Galatasaray për 6.75 milion €.[12][13] Ai bëri debutimin e tij zyrtar me Napolin më 23 gusht në ndeshjen hapëse të kampionatit kundër Sampdorias, ku ekipi u mposht 2–1 në transfertë.[14] Hysaj zhvilloi paraqitje pozitive në muajt e tij të para me Napolin, duke siguruar një vend titullari në krahun e dajthtë, e cila ishte pronë e lojtarit të kombëtares italiane Christian Maggio për shtatë sezone.[15][16] Më 17 shtator, Hysaj bëri debutimin e tij në UEFA Ligën e Evropës në fitoren 5–0 kundër Club Brugge në fazën e grupeve.[17] Ai e mbylli sezonin e parë me Napolin duke zhvilluar 43 paraqitje në të gjitha kompeticionet, përfshirë 37 në Serie A.

Më 13 shtator 2016, Hysaj zhvilloi paraqitjen e tij të parë në UEFA Ligën e Kampioneve në fitoren 2–1 në trasfertë kundër Dynamo Kyiv.[18] Më 21 tetor 2017, ai luajti ndeshjen e tij të 100të me Napolin në të gjitha kompeticionet në barazimin pa gola kundër Interit në ndeshjen e javën e 9të të Serie A 2017–18.[19]

Më 25 korrik 2020, Hysaj shënoi golin e tij të parë me Napolin në ndeshjen e tij të 193të në një fitore 2–0 kundër Sassuolos në Stadio San Paolo; ky ishte gjithashtu goli i tij i parë në Serie A në ndeshjen e tij të 189të në këtë kompeticion.[20]

Karriera ndërkombëtare

Të rinjtë

Hysaj luajti tre ndeshje me kombëtaren nën-17 në kualifikueset e UEFA Kampionatit Evropian nën-17 të futbollit 2011: më 25 shtator 2010 kundër Norvegjisë (humbje 2–0), më 27 shtator kundër Irlandës (humbje 2–0) dhe më 30 shtator kundër Maltës (barazim 1–1).[21][22][23]

Pas debutimit me ekipin e parë, Hysaj kaloi përkohësisht në ekipin nën-21 ku u thirr për të luajtur në ndeshjen miqësore kundër Austrisë.[24] Në tetor 2013, Hysaj zhvilloi paraqitjen e dytë me ekipin nën-21 në humbjen minimale në shtëpi kundër Bosnje dhe Hercegovinës, kurse më 18 nëntor, vetëm tre ditë pasi ishte aktivizuar me ekipin e parë, ai luajti edhe në humbjen 2–0 kundër Spanjës në një kualifikuese të UEFA Kampionatit Evropian 2015.[25]

Ekipi i parë

Hysaj debutoi me Shqipërinë në një ndeshje miqësore kundër Gjeorgjisë më 6 shkurt 2013. Në moshën 18 vjeç, ai u bë lojtari i tretë më i ri pas Blendi Nallbani dhe Iljaz Çeços.[26] Në tetor, Hysaj u rikthye sërisht në ekipin e parë për ndeshjen miqësore kundër Bjellorusisë.[27]

Jeta personale

Më 9 qershor 2015, Hysaj u fejua me Miss Shqipërinë 2013 Fiorenza Lekstakaj.[28] Ai është gjithashtu mbështetës i Partisë Socialiste të Shqipërisë, duke marrë pjesë në fushatën zgjedhore të 2017 në Shkodër.[29]

Statistikat e karrierës

Klube

Redaktuar më 26 korrik 2020[30]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
KlubiSezoniLigaKupaEvropaTjetërGjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Empoli2011–12Serie B001010
2012–1334010350
2013–1432120341
2014–15Serie A36030390
Gjithsej1021701091
Napoli2015–16Serie A370105[a]0430
2016–17350307[b]0450
2017–183502010[c]0470
2018–19270107[d]0350
2019–201914000231
Gjithsej15311102901931
Gjithsej karriera25511802903022

Kombëtarja

Redaktuar më 17 nëntor 2020[31][32]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Shqipëria201350
201470
201550
2016110
201790
201870
201981
Gjithsej521

Golat me kombëtaren

Redaktuar më 17 nëntor 2019. Rezultatet e Shqipërisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Hysaj.[32]
Golat me kombëtaren sipas datës, vendit, ndeshjes, kundërshtarit, rezultatit dhe kompeticionit
Nr.DataVendiNdshKundërshtariGoliRezultatiKompeticioni
110 shtator 2019Elbasan Arena, Elbasan, Shqipëri50 Islanda2–14–2Kualifikueset e UEFA Euro 2020

Trofe

Klube

Napoli

Referime

Lidhje të jashtme