Al-Kaida

kategori e Wikimedias

Al-Kaida (arab. القاعدة al-Qāʿidah, "baza", e njohur edhe si al-Kaeda ose el-Kaide në shqip) është një organizatë terroriste e themeluar nga Osama bin Laden, Abdullah Azzam[1] dhe disa militantë të tjerë[2], në një pikë në mes gushtit të 1988-ës[3] dhe fundit të 1989-ës,[2] me origjinë që nga Lufta sovietike në Afganistan.[4][5] Organizata operon si një rrjet që përmban një ushtri multinacionale dhe joshtetërore[6] dhe një grup ekstremist.[7] Kjo organizatë është e njohur si organizatë terroriste nga Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNSC), Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Bashkimi Evropian (EU), Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Rusia, India dhe shtete të tjera. Al-Kaida ka marrë përsipër shumë sulme në shënjestra në ndryshme, që ata i konsiderojnë qafirë.[8] Gjatë Luftës civile në Siri, fraksione të ndryshme të al-Kaidës kanë filluar të luftojnë njëra me tjetrën, por gjithashtu edhe kundër kurdëve dhe qeverisë siriane.

Flamuri i Al-Kaidës.
Osama bin Laden, themeluesi i Al-Kaidës.
Harta e vendndodhjeve të sulmeve të Al-Kaidës.

Al-Kaida ka montuar sulme ndaj shënjestrave civile dhe ushtarake në vende të ndryshme, duke përfshirë Sulmet e 11 shtatorit. Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u përgjigj Sulmeve të 11 shtatorit me shpalljen e "Luftës kundër terrorizmit". Me humbjen e liderëve kryesorë, duke kulminuar me vrasjen e Osama bin Ladenit, operacionet e Al-Kaidës kanë kaluar nga veprime të kontrolluara nga lartë poshtë në veprime të grupeve bashkëpuntore dhe vepruesve vetjakë.

Teknika karakteristike e Al-Kaidës janë sulmet vetëvrasëse dhe sulmet me bomba.[9]

Ideologjia e Al-Kaidës paraqet një shkëputje nga të gjitha ndikimet e jashtme në vendet islame, dhe krijimin e një hilafeti botëror.[10] Në mesin e besimeve të anëtarëve të al-Kaidës është edhe bindja se një aleanca krishtero-hebreje është formuar për të shkatërruar Islamin.[11] Al-Kaida gjithashtu kundërshton ligjet e bëra nga njeriu, dhe dëshiron ti zëvendësoj ato me një formë të rreptë të ligjit të sheriatit.[12]

Al-Kaida është gjithashtu edhe shkaktare e dhunës sektariane në mes myslimanëve.[13] Liderët e Al-Kaidës i konsiderojnë myslimanët liberal, shi'itët, sufitë dhe sektet e tjera si heritikë dhe shpesh kanë sulmuar xhamitë, teqetë apo mbledhjet e tyre.[14] Që prej vdekjes së Bin Ladenit më 2011, grupi u udhëhoq nga egjiptiani Ajman al-Zavahiri deri në vdekjen e tij më 2022.

Shiko dhe

Lidhjet e jashtme

Media

Referime