Berisha

mbiemër

Berisha është mbiemër shqiptar.

Prejardhja

Berishët janë fis i vjetër shqiptar. Është një nga fiset më të vjetra të Shqipërisë dhe i ka rrënjët nga viti 1360. Si mbiemër përmendet në vitin 1691.[1]

Gjithashtu, një krahinë në bregun jugor të Drinit në rrethin e Pukës mban emrin e Berishëve. Disa fshatra e kësaj krahine buzë liqenit të Dejës mbartin Berishë si pjesë e emrit zyrtar.

Përhapja

Mbiemri Berisha është i përhapur në veriun e Shqipërisë dhe sidomos tek shqiptarët e Kosovës.[1][2]

Lista

Letërsia

  • Hasan Berisha: Fisi i Berishajve: Monografi. Globus R, Tirana 2005.

Burimet