Dita e mësuesit

festa e mesuesit

Dita e Mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Deri në fillim të viteve '90 në Shqipëri, për të nxitur mësimdhënien e një cilësie sa më të lartë, mësuesit më të dalluar shpërbleheshin me dekorata të larta që ishin Mësues i Merituar dhe Mësues i Popullit.[1] [2]

Festimi i Ditës së mësuesit në Gjilan 2008

Mësonjëtorja e Korçës

Shkolla e parë e gjuhës shqipe në Korçë

mars të vitit 1887Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe.[3] Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Kështu që nga ajo ditë 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.[2]

Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe për shkak të kushteve të ndodhura nën sundimin osman ishte reptësisht i ndaluar, mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për gati 20 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj. Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin, dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të përhapur dijen në popull. Me ato mundësi që kishin ata u bënë iniciatorët e krijimit të teksteve të para shkollore të dokumentuara. Ata i përkushtuan një rëndësi te madhe pajisjes me mjetet e duhura të mësimdhënies,për të bërë më tej dhe shpërndarjen e tyre te nxënësit e tyre. Të edukuar me frymën e lartë të patriotizmit këta nxënës do të bëheshin në të ardhmen pasuesit e denjë të ideologjisë së mësuesve të tyre dhe luftëtarë të devotshem ne luftën për liri dhe pavarësi.[1]

Dita Botërore e Mësuesit

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, në vitin 1994, ka përcaktuar 5 tetori si Ditën Botërore të Mësuesit, për të përkujtuar nënshkrimin e Rekomandimit, në lidhje me Statusin e Mësuesve, miratuar nga ana e ILO/UNESCO, në Paris, më 5 tetor 1966. Po në këtë vit, sipas idesë dhe sugjerimit të UNESCO-së, pedagogu zviceran Robert Dottrens (1893 - 1984) hartoi edhe betimin solemn të mësuesit mbi bazën e betimit të Hipokratit. [4]

Lista e ditëve të mësuesit

ShtetiDita e Mësuesit.
[5][6][7][8][9][10][11][12][13][14][15][16] [17][18][19][20][21][22][23][24][25][26][27][28][29][30][31]
Shqipëria7 Marsi.
AfganistaniTetori.
Algjeria28 Shkurti.
Argjentina11 Shatori.
Armenia5 Tetori.
Arabia Saudite28 Shkurti.
AustraliaE premtja e fundit e tetorit.
Azerbajxhani5 Tetori.
Bangladeshi5 Tetori.
Bellorusia14 Gushti.
Brunei23 Shtatori.
Butani2 Maji.
Bolivia6 Qershori.
Brazili15 Tetori.
Bullgaria5 Tetori.
Birmania (Burma ose Mjanmari)5 Tetori.
Çekia28 Marsi (Ditëlindja e pedagogut të shquar Jan Amos Komenskit.
Ekuadori13 Prilli.
Egjipti28 Shkurti.
El Salvador22 Qershori.
Estonia5 Tetori.
Emiratet e Bashkuara Arabe5 Tetori.
Filipinet5 Tetori.
Gjermania5 Tetori.
Greqia30 Janari.
Guatemala25 Qershori.
Holanda5 Tetori.
Hondurasi17 Shtatori.
Hong Kong10 Shtatori.
HungariaE diela e parë e qershorit.
India5 Shtatori Guru Purnima.
Indonezia25 Nëntori.
Irani2 Maji (12 Ordibehesht).
Izraeli23 Kislev.
Iraku1 Tetori.
Jemeni28 Shkurti.
Jordania28 Shkurti.
Kameruni5 Tetori.
Kanada5 Tetori.
Kili16 Tetori.
Kina10 Shtatori.
Kolumbia15 Maji.
Kosta Rika22 Nëntori.
Kuba22 Dhjetori (Dita e zhdukjes së analfabetizmit).
Kosova7 Marsi.
Korea Jugore15 Maji.
Kuvajti5 Tetori.
Katari5 Tetori.
Laosi7 Tetori.
LatviaE diela e parë e tetorit.
Libani9 Marsi.
Libia28 Shkurti.
Lituania5 Tetori.
Mbretëria e Bashkuar9 Maji.
Maqedonia5 Tetori.
Malajzia16 Maji.
Maldivet5 Tetori.
Mauritiusi5 Tetori.
Meksiko15 Maji.
Moldavia5 Tetori.
MongoliaJava e parë e tetorit.
Maroku28 Shkurti.
Nepali"Guru Purnima", Mesi i korrikut (Hëna e plotë).
Nigeria5 Tetori.
Omani24 Shkurti.
Panama1 Dhjetori.
Pakistan5 Tetori.
Paraguaji30 Prilli.
Peru6 Korriku.
Polonia14 Tetori.
Porto Riko20 Maji.
Rumania5 Qershori.
Rusia5 Tetori.
Republika Dominikane30 Qershori.
Shën Luçia4-11 Tetor - (Java e Mësuesit).
Shtetet e BashkuaraJava e parë e muajit maj. (Në vitin 1980 në SHBA dita e mësuesit u festua më 7 mars).
Serbia5 Tetori.
SingapuriE premtja e parë e shtatorit.
Sllovakia28 Marsi (Ditëlindja e pedagogut të shquar Jan Amos Komenskit.
Somalia21 Nëntori.
Sudani Jugor1 Dhjetori.
Sri Lanka6 Tetori.
Spanja27 Nëntori.
Siria18 Marsi.
Taivani28 Shtatori.
Tailanda16 Janari.
Tunizia28 Shkurti.
Turqia24 Nëntori, (Mustafa Kemal Atatürk e caktoi në nderim të alfabetit.
UkrainaE diela e parë e tetorit.
Uruguaji22 Shtatori.
Uzbekistani1 Tetori.
Vietnam20 Nëntori.
Venezuela15 Janari.
Xhamajka6 Maji.
Zelanda e Re29 Tetori.

Shih edhe

Lidhje të jashtme

Referime