Këneta

Këneta rëndom është një pjesë tokësore e ngopur, ose e mbuluar me ujë dhe bimë specifike të cilat u janë përshtatur kushteve të lagështisë së madhe. Kënetat formohen në kushtet e një klime me lagështire të madhe, me avullim të vogël, në praninë e një shtrese të papërshkueshme dhe pa një rrjedhje sipërfaqësore. Si rrjedhim i tepricës së ujit zhvillohet një bimësi higroite që favorizon procesin e formimit të turbës. Lidhur me këtë veçori shpesh kënetat emërtohen si një formacion biogjeografik ujor i paajruar, bimët e së cilës në vend që të mineralizohen, pra zbërthehen, në të kundërt ato turbifikohen.[1] [2]

Një kënetë

Përmbledhje

Në qoftë se ekzistojnë kushtet e sipërpërmendura kënetat mund të formohen në gropat liqenore, në lugina të lumenjve, në zonat e pyllëzuara, në pjerrësitë e kodrave e të maleve etj. Kënetat mund të formohen në fazën e fundit të evolucionit të liqenit, kur në to ndodh një fazë e zhvillimit të akumulimit. Me intensifikimin e procesit të akumulimit në bazenin liqenor, bimësia ujore intensifikohet, ngrihet mbi nivelin e ujit dhe në një moment të dhënë në vend të bazenit liqenor, formohet një moçal me vegjetacionin e tij karakteristik me kallama, myshqe etj. Në këtë fazë emërtohet si "moçal barishtor". Me kohë moçali fillon e lartësohet nga depozitimi i barishteve që e kanë mbaruar ciklin e tyre jetësor duke sjellur kështu, rritjen e depozitimit të turbës. Kallamat dendësohen gjithmonë e më shumë. Moçali kalon kështu në fazën e pyllëzimit. Por vjen një kohë që sipërfaqen e moçalit e zë myshku "sphagnium". Myshku përhapet shumë e pengon ajrimin e rrënjeve të bimeve dhe çojne kështu drejt tharjes së tyre.[3] [4] [5]

Klasifikimi

Sipas kushteve të ushqimit, kënetat ndahen në tre grupe kryesore: eutrofe, mezotrofe edhe oligotrofe.

Shih edhe

Referime