Liqeni

Liqeni është një gropë e thellë në sipërfaqen e tokës, e mbushur me ujë, që nuk lidhet me detin, dhe në fund që shtrihet nën nivelin e ujit e ujit nëntokësor. Sipas natyrës së krijimit, liqenet ndahen në natyrore dhe artificiale.[1]

Liqeni

Vështrim

Liqeni është një burim i rëndësishëm për njeriun. Ashtu si lumi, na furnizon me ujë dhe me një shumëllojshmëri peshqish. Liqeni është dhe një rrugë komunikimi. Lundrat, tragetet dhe barkat lundrojnë në ujërat e liqeneve dhe lidhin vendet që ndodhen përgjatë brigjeve. Liqenet, sidomos kur janë të mëdhenj dhe të thellë, zbutin klimën e mjedisit përreth. Nxehtësia e thithur nga ujërat gjatë verës vjen ngadalë në sipërfaqe gjatë dimrit dhe e ngroh ajrin. Klima e butë lejon kultivimin e ullinjve, vreshtave, agrumeve dhe luleve edhe kur këto vende janë pranë malit. Në brigjet e liqeneve, nga klima e butë dhe bukuritë e peizazhit, turistët janë të pranishëm thuajse gjatë gjithë vitit. Ata zhvillojnë sporte ujore, si : notin, vozitjen me barkë dhe peshkimin. Në vendin tonë njihen liqeni i Pogradecit (Ohrit), (Shkodrës), Prespës, liqenet e Lurës, etj.

Liqenet ndahen ne liqene natyrore dhe liqeneve artificiale. Per nga gjeneza liqenet mund te jene relikte, tektonike, lumore, akullnajore, vullkanike, karstike dhe artificiale.

Liqenet relikte paraqesin mbeturinat e dikurshme te deteve.Liqeni Ballaton ne Hungari eshte i tipit reliekt.

Liqenet tektonike jane krijuar me procese tektonike, me uljen e pjeseve tokesore dhe mbushjen e tyre me uje.

Liqenet vullkanike jane krijuar ne krateret e vullkaneve te shuara.

Liqenet e akullnajave jane krijuar nga veprimi eroziv dhe akumulativ i akullnajave te dikurshme.

Liqenet lumore kryesisht formohen ne pjeset e braktisura te shtratit te lumit, sidomos te lumenjte e medhenj te ultesirave, te cilet meandrojne dhe shpesh e braktisin shtratin e tyre.Më afër bregut disa nga bimët janë shavari,kallamishtja, etj.Në bazë të prezensës së botës bimore në liqene dallojnë:1. Liqenet oligotro2. Liqene eutro3.liqene krastike4.liqene akullnajore

Lista e Liqeneve më të mëdha në botë

EmriVendiSipërfaqja(km2)Thellësia (m)
KaspikRusi/Iran.etj371 0001 025
I SipërmKanda/SHBA82 100406
ViktoriaKenia/Tanzani/Ugandë69 50082
AralKazakistan/Uzbekistan64 50085
HjuronKanda/SHBA59 900229
MiçigenSHBA57 800281
TanganjikaBurundi/Tanzani/Zaire32 9001 470
Del OsoKanada31 300446
BajkalitRusi30 5001 620
MalaviMalavi/Mozambik/Tanzani28 900695

Ndarja kryesore e liqeneve

  • Liqeni natyrorë
  • Liqeni artificial

Liqeni, së bashku me detin dhe lumenjtë bëjnë pjesë ose përfshihen në hidrosferë.Liqeni artificial është krijuar nga dora e njeriut.Kurse ai natyral nga vetë natyra.

Shih edhe

Lidhje të jashtme

Referime