Kampionati Botëror i Formula Një 2016

Kampionati Botëror i Formula Një 2016 ishte një kampionat garash për makinat e Formula Një dhe edicioni i 67të i Kampionatit Botëror të Formula Një. Formula Një njihet nga organi qeverisës i garave automobilistike, Fédération Internationale de l'Automobile (FIA), si kompeticioni më i rëndësishëm dhe klasi i parë i garit me makina. Plotët dhe ekipet garuan në njëzetenjë Çmime të mëdha për titujt kampion të pilotit dhe konstruktorit.


Formula 12016
Kampion:

Sezoni i kaluar - Sezoni i ardhshëm
Gara kampionale20
Piloti kampionNico Rosberg
Ekipi kampionMercedes
Koment: Rosberg fitoi titullin e parë në karrierë.
Përdorimi i stampës

Pjesë e kampionatit u bë edhe ekipi më i ri amerikan i quajtur Hass F1 Team.[1] Renault u rikthye në sport si kontruktorë pas një mungese katër-vjeçare pasi blenë Lotus F1 para fillimit të sezonit.[2] Kalendarit j'u shtua një garë, Çmimi i madhë i Gjermanisë, e cila u rikthye pas një mungese një-vjeçare. U rikthye edhe Çmimi i madh i Evropës, që do të zhvillohej në Baku, kryeqytetin e Azerbajxhanit.[3]

Nico Rosberg fitoi titullin e tij të parë dhe të fundit për pilotë në garën e fundit të sezonit.[4] Me nëntë fitore dhe shtatë podiume të tjera, Rosberg mposhti shokun e skuadrës dhe kampionin e botës në fuqi Lewis Hamilton me pesë pikë. Duke bërë kështu, Rosberg ndoqi suksesin e babait të tij në vitin 1982 dhe u bë çifti i dytë baba-bir që shpallet kampion në Formula Një.[5] Rosberg deklaroi tërheqjen nga sporti pak ditë pasi u shpall kampion.[6] Nga fillimi i viteve 2010, ky ishte i vetmi kampionat që nuk u fitua nga Sebastian Vettel ose Lewis Hamilton.

Në garën për titullin e konstruktorëve, Mercedes mbrojti titullin për të dytin vit rresht, duke mposhtur Red Bull Racing me 297 pikë diferencë. Ferrari përfundoi në vendin e tretë, 70 pikë të tjera më mbrapa.[7]

Referime

Lidhje të jashtme