Kristo Meksi

politikan shqiptar

Kristo Meksi (1849 - 1931) ishte një politikan shqiptar dhe gjithashtu një nga diplomatët e parë të shtetit shqiptar.[1]

Jeta e hershme

Kristo Meksi lindi në Labovë në vitin 1849. Ai  përfundoi shkollën e mesme ZosimeaJaninë dhe më pas emigroi në Rumani. Aktiviteti i tij patriotik filloi atje. Në 1906 Meksi financoi libra dhe abetare në gjuhën shqipe dhe bashkëpunoi me Thoma Çamin për të publikuar 2 mijë abetare në gegërisht.[2] Në vitin 1908, Meksi i dërgoi libra Musa Demit, si kontribut për fillimin në Filiat të shkollës në gjuhën shqipe. Meksi ishte gjithashtu mes financuesve të parë shqiptarë për mësuesit e shkollës Normale të Elbasanit, një shkollë pedagogjike për mësuesve që filloi aktivitetin në 1 dhjetor 1909 në Elbasan.[3]

Shqiptare të Shpalljes së Pavarësisë

Më 27 tetor 1912, bashkë me Luigj Gurakuqin dhe 25 shqiptarë të tjerë, Meksi priti në Bukuresht Ismail Qemalin, i cili vinte nga Triesti për të organizuar komunitetin shqiptar të Bukureshtit për shpalljen e Pavarësisë. Më pas, Meksi udhëtoi për në Shqipëri për të marrë pjesë në Deklaratën e Pavarësisë dhe të bëhej një nga delegatët e kuvendit të parë, për rajonin të Janinës. Më 4 dhjetor 1912, Meksi u zgjodh anëtar i senatit shqiptar.

Meksi ishte emisari i Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë në  Kongresin Shqiptar të Triestes në 16 shkurt 1913, i cili siguroi njohje ndërkombëtare për këtë qeveri.[4] Një vit më vonë, më 1914, Meksi ishte këshilltar i Princ Wilhelm Wied-it.

Ai pastaj punoi në qeverinë e Zogut, si këshilltar. Vdiq në Tiranë më 1931, pasi ishte verbëruar krejtësisht në vitet e fundit të jetës.

Referime