Kur zbardhi një ditë

Kur zbardhi një ditë
Arkivi i filmit
Skeda:Filmi Kur zbardhi një ditë.jpg
Titulli shqipKur zbardhi një ditë
OrigjinaliKur zbardhi një ditë
Vendi i prodhimitShqipëri
Viti i prodhimit1971
Koha (Zëri) - (PAL/DVD)107:40
Gjuha origjinaleShqip
Ekipi realizues
RegjiaPiro Milkani
SkenariAnastas Kondo

Ksenofon Dilo

Piro Milkani

Muzika e filmitFeim Ibrahimi
KameramaniPetraq Lubonja
Drejtori artistikSpiro Metalino
Prodhuesi i filmit:Shqipëria e Re
Aktorë kryesorë
Demir Hyskja
Birçe Hasko
Rikard Larja
Pandi Raidhi
Aktorët tjerë
Timo Flloko


Filmi “Kur zbardhi një ditë” është prodhuar në vitin 1971.

Është i përbërë nga tre pjesë: Armët, Ura, dhe Meçua.

Skenari : Anastas Kondo, Ksenofon Dilo, Piro Milkani
Regjia : Piro Milkani
Operator : Petraq Lubonja
Muzika : Feim Ibrahimi
Producent :Kinostudio Shqipëria e Re.

Interpretojnë

Armët

  1. Demir Hyskja......Shoferi Thoma Shpuza
  2. Birçe Hasko......Sulo ballisti
  3. Drita Haxhiraj......Gruaja e shoferit
  4. Hasan Konçi......Llogaritari
  5. Pandi Siku......Hamalli
  6. Zija Grapshi......Tipografi
  7. Ferdinand Radi......Tipograf
  8. Skënder Plasari......Anëtari i njësitit gueril
  9. Leka Krute......Ballist
  10. Myqerem Ferra......Oficer ballist
  11. Arqile Nesho......Ballisti 2
  12. Nazmi Bonjaku......Komandanti i Ballit
  13. Piro Sava......Profesori ballist
  14. Luftar Veshi......
  15. Vangjush Furxhi......
  16. Andon Qesari......

Ura

  1. Pandi Raidhi......Xha Loni
  2. Rikard Ljarja......Komisari
  3. Kadri Roshi......Kryetar i këshillit
  4. Bexhet Nelku......Kapiteni gjerman
  5. Adelina Xhafa......partizane
  6. Mihal Stefa......
  7. Albert Verria......Bakalli
  8. Tonin Ujka......Arixhiu
  9. Lavdie Bisha......Arixhofka

Meçua

  1. Timo Flloko......Meçua
  2. Gjyzepina Kosturi......Shërbyesja e manastirit
  3. Kristaq Mitro......Partizani
  4. Diana Panariti......Infermiere partizane
  5. Piro Eshi......Partizan i plagosur
  6. Kleopatra Skarco-Dokle......Mësuesja e partizaneve

Përmbajtja e filmit

Armët

Shoferi Thoma Shpuza ngarkohet nga njësiti gueril i qytetit të Tiranës t’u dërgojë partizanëve ilegalisht armë, maskuar në thasë me miell për gjermanët. Maskimi zbulohet rastësisht nga një çetë ballistësh që kanë ngritur një postbllok. Shoferi ndiqet prej tyre dhe prej gjermanëve, deri sa plagoset paksa para se të mbërrijë te shokët e tij të malit.

Ura

Pas çlirimit të fshatit, një komisar bashkë me fshatarët dhe partizanët rindërtojnë një urë të hedhur në erë nga pushtuesit nazistë gjatë inkursionit të tyre mbi fshatin. Tanimë të arrestuar, u duhet të punojnë për rindërtimin e urës që shkatërruan vetë. Përmes dialogëve të dukshëm dhe të padukshëm analizohet lufta dhe palët e ngërthyera në të.

Meçua

Ish-bariu Meço ka në ngarkim një grup partizanësh të plagosur që duhen shpënë në spitalin partizan. Rrugës, rrethohen në një manastir, të spiunuar. Meçua flijohet për të shpëtuar jetën e shokëve të tij të plagosur.