Maji


Maji është muaji i pestë i vitit në Kalendarin Gregorian dhe është njëri ndër shtatë muajtë me 31 ditë.

Muajt
JanariKorriku
ShkurtiGushti
MarsiShtatori
PrilliTetori
MajiNëntori
QershoriDhjetori
Ditët historike
Prill · Maj · Qershor
01020304050607
08091011121314
15161718192021
22232425262728
293031

Emri Maj në gjuhën shqipe supozohet të vije nga mitologjia e grekëve antik. Maia në mitologjin greke ishte perëndi e cila në mitologjinë Romake krahasohet me perëndinë e "të mirave" Bona Dea. Festa kushtuar kësaj perëndie në Romën antike mbahej në kohën e këti muaji.

Festa më e njohur e këti muaji ndër shqiptarët është 1 Maji - Dita e punëtorëve (Dita e proletaratit) e cila në kohën e sistemeve komuniste në territoret shqiptare kishte një rëndësi të veçantë.

Me datë 6 Maj , në shume treva Shqiptare festohet dita e "Shën Gjergjit" festë kjo shumë e vjeter me siguri qe nga koha e paganizmit . Me anë të kësaj feste , shënohet fillimi verës, për dallim nga "Shën Mitri" fillimi i dimrit. Në të kaluarën janë kryer shumë rite duke përfshi, mbledhjen e degëve me gjethe të njoma dhe vendosja e tyre nëper hyrje të shtëpisë, ahurit etj. mbledhja e barishteve të ndryshme , me të cilat janë ushqyer kafshët, me qëllim që te jenë sa më të shëndetshme. Të gjitha këto ceremoni janë kryer në natën e "Shën Gjergjit",me 5 Maj. Dita e "Shën Gjergjit" fetsohet me "sillën" ( Zemra, një shujtë në mes të mëngjesit dhe drekës) apo drekën solemne. Për atë drekë solmene, gatuhet kryesisht Mish qengji me tavë, me oriz dhe spinaq, Pite , dhe gjithsesi "Përshesh" (bukë te ndarë ne copa të vogla dhe të njomur në ndonje lëngë ) me qumësht dhe bukë misri. Në të kaluarën vjazat kanë festuar shumë gjatë ardhjen e "Shën Gjergjit" Me këngë me def e me lojëra të ndryshme , kjo ka zgjatur edhe deri në dy javë,e cila është përmbyllur me natën e "Shën Gjergjit" ku vajzat kanë dalë në natyrë nëpër fusha për të mbledhë degë me gjethe të reja dhe lule. Ndërsa në ditën e sotme nata e "Shendgjergjit" festohet duke dalë në shëtitje , kryesisht në ndonjë park apo "Tyrbe", ku gjatë kesaj kohe vijnë shumë lojëra të ndryshme.