Shkurti


Shkurti ose frori është muaji i dytë i vitit në Kalendarin Gregorian dhe ka 28 ditë në vitet normale dhe 29 ditë në vitet e brishta. Tre herë në histori të vendeve të ndryshme, shkurti ka pasur 30 ditë. Kjo ka ndodhur në Suedi1712, Rusi gjatë viteve 1931-1932 dhe sipas një thënie që thotë se nga normalisht muaji Shkurt ka pasur 29 (për vitet e brishta 30 ditë), mirëpo perandori Augustin për të barazuar muajin e pagëzuar sipas tij me muajin korrik (Juli- të pagëzuar sipas Jul Cezarit) ka vendosur që Shkurti të ketë 28 ditë (për vitet e brishta 29 ditë).

Muajt
JanariKorriku
ShkurtiGushti
MarsiShtatori
PrilliTetori
MajiNëntori
QershoriDhjetori
Ditët historike
Janari · Shkurti · Marsi
01020304050607
08091011121314
15161718192021
22232425262728
29(30)

Janari dhe shkurti kanë qenë dy muajt e fundit që i janë shtuar kalendarit. Në shqip, emri vjen nga fakti që shkurti është muaji më i shkurtër i vitit. Në shumë nga gjuhët e tjera, si për shembull në Anglisht, emri vjen nga perëndia romake e pastërtisë, Februus. Emri tjetër për muajin në shqip fror, më herët fëruor, gjithashtu u huazua nga latinishtja februarius (përmes proto-shqip *fəβruor).[1]

Burime