Namazi i Jacisë

Namazi i Jacisë sht namazi nga akshami gjer në mesnatë.

Namazi i natës

Koha e namazit

- Fillon pasi që horizonti të errësohet plotësisht, deri para agimit.

Përbërja e namazit

- Namazi i natës për nga rekatët është më voluminoz nga të gjitha namazet tjera. Ky namaz përbëhet nga 13 (trembëdhjet) rekate. Nga këto 4 (katër) rekat janë sunnet, 4 (katër) rekat janë farz, 2 (dy) rekat janë sunnet të fundit dhe 3 (tre) rekat janë vaxhib. Kur është fjala për namazin vaxhib duhet të themi që ky namaz nuk është fiks sa i përket tre rekatëve por mund të falet nga 1 (një) rekat gjer më 13 (trembëdhjet) rekat gjithnjë duket e pasur parasysh që rekati i fundit të jet tek (një, tre, pesë, shtatë, nëntë, njëmbëdhjetë, trembëdhjetë).

Falja e namazit

- Thirret ezani dhe falen rekatët sunnet pastaj thirret ikameti dhe falet namazi farz. Pas namazit farz falen sunetët e fundit dhe pas sunetëve të fundit falet namazi vaxhib

Vlera e namazit

-

Falja e namazit me imam

-

Lutja pas namazit

O Zot!
Pranoje namazin që fala!
Ma lehtëso vdekjen time.
Mundësoma që në frymën e fundit të shqiptoj Kelime-i teuhidin.
Fali dhe mëshiroji të vdekurit e mi.[1]
O Zot!
Më ruaj mua nga sherri i shejtanit dhe nga sherri i dushmanit (armikut të fesë).
Shtëpisë sonë jepi të mira, dhe furnizim prej hallalli e të hajrit!
Muslimanët nderoji me shpëtim![2]
O Zot!
Të sëmurëve tanë jepu shërim, e atyre nga ne që janë me halle, zgjidhi ato![3]
O Zot!
Babait tim, nënës sime dhe fëmijëve të mi, farefisit e miqve të mi dhe të gjithë vëllezërve të mi të fesë jepu jetë të hajrit e edukatë të mirë, mendje të shëndoshë e shëndet, drejtoji në rrugë të drejtë e të pagabuar![4]
Ashtu qoftë! (Amin!)[5]

Vlera e namazit të natës

Shih edhe

EmriKohaSuneteFarzeSunete të funditVitër
SABAHUPara lindjes së Diellit2 Rekat2 Rekats'kas'ka
YLEJAPasdite gjer ne Iqindi4 Rekat4 Rekat2 Rekats'ka
IQINDIAPas dreke gjer në perëndim të Diellit4 Rekat4 Rekats'kas'ka
AKSHAMIPas perëndimit te Diellit gjer në Jacis'ka3 Rekat2 Rekats'ka
JACIANga akshami gjer në mesnatë4 Rekat4 Rekat2 Rekat3 Rekat