Pedagogjia e përgjithshme

Pedagogjia e përgjithshme është disiplinë akademike (degë) fundamentale e shkencëspedagogjisë e cila studion ligjshmëritë dhe problemet e përgjithshme të mësimit, mësimdhënies, arsimit dhe edukatës. Si disiplinë fundamentale e pedagogjisë ajo studion përmbajtjet, normat, ligjësitë, teoritë dhe drejtimet pedagogjike. Problemet themelore të pedagogjisë së përgjithshme janë: sinteza e mendimit pedagogjik, konstituimi i pedagogjisë si shkencë e pavarur, kategoritë dhe nocionet pedagogjike, qëllimi dhe detyrat e edukatës, mundësitë dhe kufizimet e realizimit të edukatës, dimensionet e edukatës, faktorët për zhvillimin e individit, raporti i pedagogjisë me shkencat tjera si dhe raporti i pedagogjisë me teorinë dhe praktikën pedagogjike.[1] [2]

Fillet e pedagogjisë së përgjithshme si disiplinë shkencore lidhen me kontributin e filozofit dhe pedagogut gjerman Johann Friedrich Herbarti dhe sidomos me veprën e tij me titull, "Pedagogjia e përgjithshme e nxjerrë nga qëllimi i edukatës" (Allgemeine Pädagogik aus dem Zweck der Erziehung abgeleitet) botuar në vitin 1806.[3]

Disiplinat pedagogjike

Drejtimet pedagogjike

Shih edhe

Referime