Shovinizmi

Shovinizmi është besimi irracional në epërsinë ose mbizotërimin e grupit ose njerëzve të caktuar që shihen dhe paraqiten si të fortë dhe të virtytshëm, ndërsa të tjerët konsiderohen të dobët ose të padenjë. [1] Mund të përshkruhet si një formë e patriotizmit dhe nacionalizmit ekstrem, një besim i zjarrtë në përsosmërinë dhe lavdinë kombëtare. [2] [3]

Përmbledhje

Sipas legjendës, ushtari francez Nicolas Chauvin u plagos rëndë në Luftërat Napoleonike prandaj edhe mori një pension të dobët për plagët e tij. Pasi Napoleoni abdikoi, Chauvin vazhdoi besimin e tij fanatik bonapartist në misionin mesianik të Francës Perandorake, pavarësisht nga jopopulloriteti i kësaj pikëpamjeje nën Restaurimin e Burbonit. Përkushtimi i tij i verbër ndaj çështjes napoleonike, megjithë neglizhimin nga fraksioni përkatës dhe ngacmimet nga armiqtë, nisi përdorimin e termit shovinizëm.

Shovinizmi si term, më tutje është zgjeruar nga përdorimi i tij fillestar dhe origjinal duke përfshirë përkushtimin fanatik dhe anësinë e panevojshme ndaj cilitdo grup ose kauzë të cilës i përket një individ, veçanërisht kur një parti e tillë përfshin këtu edhe paragjykime të tilla duke përfshirë edhe armiqësinë ndaj të huajve ose grupeve rivale dhe vazhdon madje edhe përballë një opozite të madhe. [2] [4] Kjo shprehje franceze gjen paralelen e saj në termin anglisht jingoism, i cili ka ruajtur kuptimin e shovinizmit në mënyrë rigoroze në kuptimin e tij origjinal; domethënë një qëndrim i nacionalizmit luftarak. [5] [6]

Në anglisht, termi në disa raste është përdorur për shovinizmin mashkullor, një trend i pasqyruar në Fjalorin Merriam-Webster, i cili, që nga viti 2018, fillon shembullin e tij të parë të përdorimit të termit shovinizëm me "një qëndrim epërsie ndaj anëtarëve të gjinisë tjetër ". [2] [3] [7]

Nga ana tjetër, shovinizmi mashkullor është besimi se burrat janë më superiorë se gratë. Përdorimi i parë i dokumentuar i frazës "shovinizëm mashkullor" është bërë në shfaqjen me titull, "Deri ditën që unë do vdes", shkruar nga Clifford Odets në vitin 1935. [8]

Shih edhe

Referime