Jump to content

Shtëpia e Diturisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shtëpia e Diturisë (arabisht: دار العلم - Dār al-ʿilm; anglisht: House of Knowledge) ishte një universitet i vjetër në KajroEgjiptit, i themeluar në vitin 1004 nga kalifi Al-Hakim bin-Amr në kohën e periudhës fatimide. Fillimisht kishte qenë një lloj biblioteke ndërsa me kalimin e kohës u transformua në një qendër të rëndësishme shkencore dhe arsimore në një rang të universitit shtetëror. Në këtë institucion u mblodhën dhe zhvilluan veprimtarinë e tyre shumë shkencëtarë, matematicienë, mjekë, dijetarë, etj. [1].

Koleksioni i bibliotekës ishte aq i gjerë sa numri i librave dhe dorëshkrimeve ishte mbi një milion. Për këtë arsye, historiani, Ibn Ebi Tayyi 'e përshkroi atë si një "Mrekulli të botës". [2] Historiani Ahmed Bin Ali Maqrizi thotë se "Shtëpia e Diturisë në Kajro hapi dyert e saj për publikun, vetëm pas mobilimit, dekorimit dhe zbukurimit të të gjitha dyerve dhe korridoreve, dhe ku u emëruan shumë shërbëtorë. Objekti numronte dyzet kabinete, ku secili prej tyre mund të strehonte rreth tetëmbëdhjetë mijë libra. Raftet ishin të hapura, ndërsa librat ishin të arritshëm për të gjithë. Kushdo që dëshironte një libër, ai mund të gjendej lehtësisht nga lexuesi pasi që librat ishin të sistemuara mirë. Nëse një libër nuk mund të gjendej atëherë mund të kërkoje ndihmën e personelit të punësuar aty."

Në përputhje me traditën islame të diturisë, fatimidët mblidhnin libra në një larmi temash dhe bibliotekat e tyre tërhoqën vëmendjen e studiuesve nga e gjithë bota. Imami dhe kalifi Al-Hakim ishte një mbrojtës i shkëlqyeshëm i mësimit, nxënësve dhe studentëve duke siguruar edhe letër, stilolapsa, ngjyra dhe mjete tjera mësimore pa pagesë për të gjithë ata që dëshironin të studionin aty. [2]

Shih edheRedakto nëpërmjet kodit

BibliografiaRedakto nëpërmjet kodit

Lidhje të jashtmeRedakto nëpërmjet kodit

ReferimeRedakto nëpërmjet kodit

🔥 Top keywords: Faqja kryesoreVideosexSpeciale:KërkoSkënderbeuSifiliziVeshjet popullore shqiptareLista e statujave të SkenderbeutAlfabeti shqipDielliSistemi diellorShqipëriaTokaMbrojtja e mjedisitLufta e Dytë BotëroreKosovaLista e shkurtesaveNaim FrashëriTiranaIsmail KadareHënaGjuha shqipeFutbolliTë drejtat e fëmijëveInternetiNdotjaPortokalliSinonimiUjiAstrid LindgrenKFORNdotja e ujitMatematikaVolejbolliPipi ÇorapegjataEmrat e bukur të AllahutTë drejtat e njeriutHIV/AIDSDrogaOnufri