Sistemi i Kombeve të Bashkuara

organizatat që përbëjnë OKB-në

Sistemi i OKB-së përbëhet nga OKB-ja, organet ndihmëse të saj (duke përfshirë edhe fondet dhe programet që administrohen ndaras), agjencitë e specializuara, dhe organizatat e lidhura. Krerët ekzekutiv të disa organizatave të Sistemit të OKB-së dhe Organizatës Botërore të Tregtisë, e cila nuk është zyrtarisht pjesë e Sistemit të OKB-së,[1][2][3] kanë ulëse në Bordin për Koordinim të Krerëve Ekzekutiv të Sistemit të OKB-së (CEB).[4] Ky organ, i drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, takohet dy herë në vit për të koordinuar punën e organizatave të Sistemit të OKB-së.[5][6] Disa nga organizatat e Sistemit të OKB-së datojnë para themelimit të OKB-së në vitin 1945 dhe janë trashëguar pas shpërbërjes së Lidhjes së Kombeve.

Zyra e OKB-së në Gjenevë (Zvicër) është qendra e dytë më e madhe e OKB-së, pas selisë së OKB-së në (New York).
Struktura e OKB-së.


Referime

Lidhje të jashtme

  • OKB – Faqja zyrtare