Jump to content

Trikopallku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Trikopallk
Κυψέλη
Fshat
Emri i banorëveTrikopallqot

Trikopallk (greqisht: Κυψέλη/Kipséli) është fshat në qarkun i Prevezës, Greqi. Përpara vitit 1958, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Τουρκοπάλουκον/Tourkopáloukon.[1]

GjeografiaRedakto nëpërmjet kodit

Nga veriu Trikopallku kufizohet me Stanovën, nga jugu me Koronopullin, nga lindja me Potamenë dhe nga perëndimi me Morfatin.

Toponimet të fshatit Trikopallk:(Kjo nuk është një listë e plotë të toponimeve për këtë fshat. Për më shumë informacion, shih shënimin më poshtë)[2]

  • Arat e Manastirit – ara.
  • Bregu – breg.
  • Çuk’ e Krieziut – çukë.
  • Fush’ e Trikopallkut – fushë, në L.
  • Grabozet - rrëzë mali, në V.
  • Kamaret – kullota.
  • Klish’ e Kaniut - kishë në mesin e fushës, në L.
  • Klish’ e Kodrës - kishë në fushë, në L.
  • Klish’ e Shënkollit — kishë.
  • Klish’ e Klishës - kodër ku ka qenë një kishë.
  • Krevatat – kullota.
  • Kseneja – ara, në L.
  • Kumeste - arë.
  • Kumestret - ara.
  • Lëm i Mecirranjet - lëmë ku shinin të lashtat.
  • Lëm i Pananjet – lëmë.
  • Lisat e Dinos – faqe mali, në V.
  • Lum i Ambullit — lum’ i vogël, aty populli mbushte ujë për të pirë.
  • Llak’ e Shënmavrës - arë në një grykë.
  • Mal i Trikopallkut – mal, në P.
  • Manastir i Trikopallkut – manastir, në V.
  • Mesokoshat - ara.
  • Mëndrat ne Pusi - ara.
  • Mënet - fushë rreth 200 dyn., në L.
  • Muçika – lumë, në L.
  • Palo Ura – kullotë.
  • Pashametë - ara.
  • Përroi Thellë - gërmadhat e njij fshati të vjetër i cili ka pasur këtë emër dhe është zhdukur kur erdhën turqit në Ballkan.
  • Përroi Xinrralit – përrua, në V.
  • Pus i Trikopallkut – pus, në VL.
  • Qaf’ e Manastirit - qafë mali, në V.
  • Rrap i Kristo Lolit - “rrap në diqanet, nek mblidheshin pleqtë në mexhlis”.
  • Rrovolet - ara.
  • Sopet - ara.
  • Stan’ i Koçi Jotit — stan i ndërtuar me gurë.
  • Shënthanasi — kishë bizantine pranë fshatit, ndërtuar më 1400.
  • Ur’ e Madhe - urë.
  • Ur’ e Manastirit Vuvoit – urë, në V.
  • Ur e Trikopallkut - urë me harqe të gurtë, në J.
  • Ur’ e Vuvoit - urë mbi lumin e Vuvoit, në J.
  • Verret e Shënkollit - varret e fshatit.
  • Verret në Përroi i Manastirit – dy varre të vjetër të përroi i Manastirit, në V.

DemografiaRedakto nëpërmjet kodit

Familjet në fshatin Trikopallk:[3]

Babo, Barjabai (Foto Barjabai), Dashi (Koç Dashi), Dodenj (Vasil Dodo), Kiçoqanj, Kondo, Loli, Macirra (Kristo Macirra), Markanj, Nikollanj, Pananj, Vashanj (Çavo Vashi), Zhotanj.

HistoriaRedakto nëpërmjet kodit

Gjatë krizës lindore të 1870-të, Greqia u përpoq të aneksonte viset e Çamërisë poshtë lumit Kalama përmes diplomacisë në Kongresin e Berlinit. Duke arritur në rajon në këtë kohë ka qenë diplomat dhe udhëtar Valentine Chirol, i cili kaloi nëpër Trikopallk. Gjatë kësaj kohe ai reflektoi mbi qëndrimit të tij atje, Chirol shkruan:

"Ne morën strehim tonë në fshatin së madhe shqiptare Trikopallk, e cila është ndërtuar mbi një lartësi të vogël jashtë fushës kënetore. Besimi im në miqtë e mi greke të Janinës, të cilët më kishin siguruar se në jug të Kalamait nuk ka pasur asnjë shqiptar që të paktën lidhja e një gjuhë të përbashkët nuk bashkohen me Greqinë, ishte tronditur parë. Mikëpritës e mia në Sul kishin folur greqisht, si dhe shqip, madje edhe dinin turqisht, ndoshta për shkak të marrëdhënies së tyre me garnizonin e kështjellës. Por këtu ishte një fshat, dhe një fshat i krishterë, ku, me përjashtim të priftit, jo një shpirt foli ose apo kuptuan një fjalë të ndonjë gjë, vetëm shqip. As shërbëtori ynë shqiptar mund të besohet si një përkthyes, simpatitë e tyre kishin asnjë më shumë afinitet me Greqinë se sa gjuhën e tyre".[4]

Lidhje të jashtmeRedakto nëpërmjet kodit

BurimetRedakto nëpërmjet kodit

🔥 Top keywords: Faqja kryesoreVideosexSpeciale:KërkoSkënderbeuSifiliziVeshjet popullore shqiptareLista e statujave të SkenderbeutAlfabeti shqipDielliSistemi diellorShqipëriaTokaMbrojtja e mjedisitLufta e Dytë BotëroreKosovaLista e shkurtesaveNaim FrashëriTiranaIsmail KadareHënaGjuha shqipeFutbolliTë drejtat e fëmijëveInternetiNdotjaPortokalliSinonimiUjiAstrid LindgrenKFORNdotja e ujitMatematikaVolejbolliPipi ÇorapegjataEmrat e bukur të AllahutTë drejtat e njeriutHIV/AIDSDrogaOnufri