Universiteti i Padovës

Universiteti i Padovës (italisht: Università degli Studi di Padova, UNIPD) është një universitet italian i vendosur në qytetin e Padovës, rajoni i Venetos, Italia veriore. Universiteti i Padovës u themelua në vitin 1222 nga një grup studentësh dhe mësuesish nga Bolonja. Padova është universiteti i 2të më i vjetër në Itali dhe universiteti i 5të më i vjetër në botë i mbijetuar. Në vitin 2010, universiteti kishte rreth 65,000 studentë. Në vitin 2021, ai u rendit i dyti "universiteti më i mirë" midis institucioneve italiane të arsimit të lartë me më shumë se 40,000 studentë sipas institutit Censis, dhe ndër 200 universitetet më të mira në botë sipas ARWU.

Universiteti strehon teatrin më të vjetër anatomik të përhershëm të mbijetuar në Evropë, që daton nga viti 1595.

Organizimi

Departamentet

Universiteti i Padovës ofron një gamë të gjerë diplomash, të organizuara nga departamentet:

  • Departamenti i Agronomisë, Ushqimit, Burimeve Natyrore, Kafshëve dhe Mjedisit
  • Departamenti i Biologjisë
  • Departamenti i Mjekësisë, Prodhimit dhe Shëndetit të Kafshëve
  • Departamenti i Shkencave Biomjekësore
  • Departamenti i Shkencave Kardiake, Torakale dhe Vaskulare
  • Departamenti i Shkencave Kimike
  • Departamenti i Inxhinierisë Civile, Mjedisit dhe Arkitekturës
  • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
  • Departamenti i Biomjekësisë Krahasuese dhe Shkencës së Ushqimit
  • Departamenti i Trashëgimisë Kulturore: Arkeologjia dhe Historia e Artit, Kinemasë dhe Muzikës
  • Departamenti i Psikologjisë së Zhvillimit dhe Socializimit
  • Departamenti i Ekonomisë dhe Menaxhimit
  • Departamenti i Psikologjisë së Përgjithshme
  • Departamenti i Gjeoshkencave
  • Departamenti i Shkencave Historike dhe Gjeografike dhe Bota e Lashtë
  • Departamenti i Inxhinierisë Industriale
  • Departamenti i Inxhinierisë së Informacionit
  • Departamenti i Tokës, Mjedisit, Bujqësisë dhe Pylltarisë
  • Departamenti i Studimeve Gjuhësore dhe Letrare
  • Departamenti i Menaxhimit dhe Inxhinierisë
  • Departamenti i Matematikës
  • Departamenti i Mjekësisë
  • Departamenti i Mjekësisë Molekulare
  • Departamenti i Neuroshkencave
  • Departamenti i Shkencave Farmaceutike dhe Farmakologjike
  • Departamenti i Filozofisë, Sociologjisë, Edukimit dhe Psikologjisë së Aplikuar
  • Departamenti i Fizikës dhe Astronomisë
  • Departamenti i Shkencave Politike Juridike dhe Studimeve Ndërkombëtare
  • Departamenti i të Drejtës Private dhe Kritika e së Drejtës
  • Departamenti i të Drejtës Publike, Ndërkombëtare dhe Komunitare
  • Departamenti i Shkencave Statistikore
  • Departamenti i Kirurgjisë, Onkologjisë dhe Gastroenterologjisë
  • Departamenti i Shëndetit të Grave dhe Fëmijëve

Shih edhe

Referime