Deti Baltik
Deti Baltik ndryshe quhet edhe Deti Lindor dhe Deti Perëndimor, gjendet në Evropën veriore dhe lidhet me Detin e Veriut me anë të ngushticave detare : Sund, Beltin e Madh dhe Beltin e Vogël, Skagerak, Kategat dhe Kanalin e Kilskit.
Deti baltik | |
---|---|
Vendi | Evropë |
Koordinatat | 58°N 20°E / 58°N 20°E |
Lloji | Det |
Hyrje kryesore | Daugava, Kemijoki, Neman, Neva, Oder, Vistula, Lule, Narva, Torne |
Dalje kryesore | Ngushtica daneze |
Pellgu | Stampa:Infobox sipërfaqe ujore/convert |
Shtetet e pellgut | Bregdetat: Danimarkë, Estoni, Finlandë, Gjermani, Letoni, Lituani, Poloni, Rusi, Suedi Jo-bregdetar: Bjellorusi, Çeki, Norvegji, Sllovaki, Ukrainë[1] |
Gjatësia maks. | Stampa:Infobox sipërfaqe ujore/convert |
Gjërësia maks. | Stampa:Infobox sipërfaqe ujore/convert |
Sipërfaqja | Stampa:Infobox sipërfaqe ujore/convert |
Thellësia mesatare | Stampa:Infobox sipërfaqe ujore/convert |
Thellësia maks. | Stampa:Infobox sipërfaqe ujore/convert |
Vëllimi i ujit | Stampa:Infobox sipërfaqe ujore/convert |
Koha e qëndrimit | 25 years |
Gjatësia e bregut1 | Stampa:Infobox sipërfaqe ujore/convert |
Ishuj | Abruka, Aegna, Archipelago Sea ishuj (Åland ishuj), Bornholm, Dänholm, Ertholmene, Falster, Fårö, Fehmarn, Gotland, Hailuoto, Hiddensee, Hiiumaa, Holmöarna, Kassari, Kesselaid, Kihnu, Kimitoön, Kõinastu, Kotlin, Laajasalo, Lauttasaari, Lidingö, Ljusterö, Lolland, Manilaid, Mohni, Møn, Muhu, Poel, Prangli, Osmussaar, Öland, Replot, Ruhnu, Rügen, Saaremaa, Stora Karlsö, Suomenlinna, Suur-Pakri and Väike-Pakri, Ummanz, Usedom/Uznam, Väddö, Värmdö, Vilsandi, Vormsi, Wolin |
Vendbanimet | Copenhagen, Gdańsk, Gdynia, Helsinki, Kaliningrad, Kiel, Klaipėda, Lübeck, Luleå, Oulu, Riga, Rostock, Saint Petersburg, Stockholm, Tallinn, Turku |
Referimet | [2] |
1 bregu gjatësia is not a well-defined measure. |
Deti Baltik lag brigjet e Gadishullit Skandinav, Finlandës, Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Kaliningradit, Polonisë, Gjermanisë, dhe Danimarkës.Është det i cekët, me thellësi mesatare prej 55 m dhe thellesi maksimale 459 m. Është një nga detrat me shkallë më të ulët të kripshmërisë në botë për shkak të sipërfaqës së tij të madhe (422.300 km²) dhe jo mirë i lidhur me Detin Verior, gjë që vështirëson shkëmbimin e ujit, si pasojë e prurjeve të mëdha të lumenjve të shumtë që derdhen në të, dhe si pasojë e avullimit të pakët që ndodh sidomos në stinën e dimrit. Gjiret detarë më të mëdhenj të Baltikut janë: Gjiri Botnia, Gjiri i Finlandës, dhe Gjiri i Rigës.
Etimologjia
Ka shumë teori mbi prejardhjen e emrit 'Baltik'. Emri mund të vijë nga fjala gjermane belt, ose fjala daneze bælte, fjalë që përdoret për ngushticat daneze të detit Baltik. Megjithatë ka teori që emri i Baltikut vjen nga ngjyra e ujit dhe ngjyrat e gjendura në lagunat dhe moçalet përreth Baltikut, të cilat janë dhe shpjegimi në shumë gjuhë indoevropiane. Gjuha shqipe duke u konsideruar si gjuha indoevropiane më e vjetër ende gjallë, emrin e Baltikut e shpjegon me rrënjën baltë. Duke qenë se ujërat e Baltikut ishin kryesisht të turbullt dhe në brigjet e tij kishte shumë këneta e moçale, fjalët shqipe baltë, baltak (kënetë, moçal), dhe baltovinë duket sikur janë pretendente të mundshme për shpjegimin e emrit të Detit Baltik.
Fauna
Fauna e Detit Baltik ka prejardhjen nga ujrat e ëmbla dhe ato të kripura, si dhe ka në përmbajtjen e saj lloje relike të periudhës akullnajore. Fauna e Baltikut është e varfër po të krahasohet me Oqeanin Atlantik apo Detin Mesdhe. Kjo vjen si pasojë e kripshmërisë së ulët të Detit Baltik, i cili kategorizohet si det i njelmët pasi në pjesën më të madhe të tij kripshmëria është vetëm 1/3 e asaj të oqeanit. Kjo sjell një numër të ulët gjallesash, pasi pak lloje janë të përshatura të jetojnë në ujra të njelmëta, pasi shumica e llojeve kanë evoluar në ujra të kripura ose të ëmbla. Deti Baltik është ndoshta i vetmi det ku gjen peshq tërësisht detarë që jetojnë me peshq të ujrave të ëmbla, si p.sh. mlyshi dhe luçiperka. Butakët janë të paktë gjithashtu, të përfaqësuar vetëm nga 4 lloje midhjesh dhe 2 kërmijsh ujorë. Gjitarët që jetojnë në Detin Baltik janë foka dhe delfini i llojit më të vogël të delfinëve.
Lidhje të jashtme
- Baltic Sea clickable map and details.
- Protect the Baltic Sea while its still not too late.
- The Baltic Sea Portal - a site maintained by the Finnish Institute of Marine Research (FIMR) (in English, Finnish, Swedish and Estonian)
- Encyclopedia of Baltic History Arkivuar 17 mars 2005 tek Wayback Machine
- Old shipwrecks in the Baltic
- How the Baltic Sea was changing - Prehistory of the Baltic from the Polish Geological Institute
- Late Weichselian and Holocene shore displacement history of the Baltic Sea in Finland - more prehistory of the Baltic from the Department of Geography of the University of Helsinki
- Baltic Environmental Atlas: Interactive map of the Baltic Sea region
- Can a New Cleanup Plan Save the Sea? - spiegel.de
- List of all ferry lines in the Baltic Sea
- The Helsinki Commission (HELCOM) HELCOM is the governing body of the "Convention on the Protection of the Marine Environment of the Baltic Sea Area"
- Baltice.org Arkivuar 20 gusht 2008 tek Wayback Machine - information related to winter navigation in the Baltic Sea.
- Baltic Sea Wind - Marine weather forecasts
- Ostseeflug - A short film (55'), showing the coastline and the major German cities at the Baltic sea.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Evropës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |