Gjithësia

tërësia e planetëve, yjet, galaktikat, hapësira inter-galaktike, ose të gjitha materiet ose të gjitha energjitë

Gjithësia apo universi është gjithçka e kohës dhe hapësirës dhe përmbajtes së saj.[8][9][10][11] Gjithësia përfshin planetët, yjet, galaktikat, përmbajtjen e hapësirës ndërmjet galaktikave, grimca më e vogël bërthamore, dhe gjithë materia dhe energjia. Gjithësia e vëzhgueshme (dukshme) është rreth 28 billion parsecs (91 billion light-years) në diametër në kohën e tanishme.[2] Madhësia e gjithë universit nuk dihet dhe mund të jetë e pafund.[12] Vëzhgimet dhe zhvillimi i teorive fizike kanë çuar në konkluzione në lidhje me përbërjen dhe evoluimin e Universit.

Gjithësia
Imazhi nga Hubble Ultra-Deep Field tregon disa prej galaktikave më të largëta të dukshme me teknologjinë e sotme, secili i përbërë nga miliarda yje. Diametri këndor i imazhit është përafërsisht i barabartë me një të dhjetën e një hëne të plotë, kur shihet nga Toka, ose një trembëdhjetë-milionta e sipërfaqes totale të qiellit
Mosha13.799 ± 0.021 billion years [1]
DiametriNdoshta i pafund; të paktën 91 billion light-years (28×10^9 pc) [2]
Masa (materia e zakonshme)Të paktën 1053 kg [3]
Dendësia mesatare4.5 x 10−31 g/cm3 [4]
Temperatura mesatare2.72548 K [5]
Përmbajtja kryesoreOrdinary (baryonic) matter (4.9%)
Dark matter (26.8%)
Dark energy (68.3%)[6]
FormaE sheshtë me vetëm 0.4% mundësi gabimi[7]

Përkufizimi

Gjithësia është përcaktuar zakonisht si gjithçka që ekziston, gjithçka që ka ekzistuar, dhe gjithçka që do të ekzistojë.[13][14][15] Sipas të kuptuarit tonë të tanishëm, Gjithësia përbëhet nga tre përbërësve: hapësirë-koha, format e energjisë (duke përfshirë rrezatimin elektromagnetik dhe materien), dhe ligjet fizike që i lidh ato. Gjithësia gjithashtu përfshin gjithçka të jetës, gjithçka të historisë, dhe disa filozofë dhe matematikanë madje sugjerojnë se ajo përfshinë idetë siç janë matematika dhe logjika.[16][17][18]

Kronologjia dhe Big Bang-u

Modeli aktual për evolucionin e universit është teoria e Big Bengut [19][20]. Modeli i Big Bang thotë se gjendja më e hershme e universit ishte jashtëzakonisht e nxehtë dhe e dendur dhe se më pas u zgjerua.

Prejardhja e Universit

Rreth 15.000 milionë vjet më parë, sipas llogaritjeve të astronomëve, ndodhi një shpërthim i madh. Shpërtheu një masë me dendësi të madhe, ku atomet ishin nën shtypje të lartë. Kjo u quajt Big Beng ose shpërthimi i parë më i madh. Energjia e liruar e shpërndau këtë lëndë në të gjitha drejtimet, me shpejtësi të përafërt me atë të dritës. Me kalimin e kohës, ashtu siç u larguan nga qendra e shpërthimit edhe shpejtësia u zvogëlua, masat e kësaj lënde ngelën në afërsi dhe kështu u formuan Galaktikat.[21]


Referime