Konventa për të Drejtat e Fëmijës

Konventa për të Drejtat e Fëmijës e Kombeve të Bashkuara (anglisht: Convention on the Rights of the Child - CRC ose UNCRC) është një traktat ndërkombetar për të drejtat e njeriut i cili përcakton të drejtat civile, politike, ekonomike, sociale, shëndetësore dhe kulturore të fëmijëve. Konventa përcakton një fëmijë si çdo qenie njerëzore nën moshën tetëmbëdhjetë vjeç, përveç nëse mosha madhore e tij është arritur më herët sipas legjislacionit perkates kombëtar.[1] [2]

Kombet që ratifikojnë këtë konventë janë të obliguara ndaj saj me ligjin ndërkombëtar. Pajtueshmëria monitorohet nga Komiteti i Kombeve te Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve, i cili përbëhet nga anëtarë prej vendeve të ndryshme te botës. Një herë në vit, Komiteti i paraqet një raport Komisionit të Tretë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, i cili gjithashtu dëgjon një deklaratë nga Kryetari i Komiteti i te Drejtave te Fëmijes, dhe Asambleja miraton një Rezolutë për të Drejtat e Fëmijëve.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve te Bashkuara ka miratuar Konventën dhe e ka ofruar atë për nënshkrim më 20 nëntor te vitit 1989 (30 vjetori i Deklaratës së saj për të Drejtat e Fëmijëve). Ajo hyri në fuqi më 2 shtator 1990, pasi u ratifikua nga numri i kërkuar i kombeve. [3] [4]

Shih edhe

Wikibooks:Category
Wikibooks ka më shumë informacione për ketë temë:

Referime