Manga

Manga janë tregimet apo rrëfejat vizatimore (emërtuar edhe "vizrrëfeja" në shqip dhe emërtuar "comics" në anglisht) të botuara nëpër libra ose revista dhe të prodhuara nga artist manga japonez[1]. Termi manga është emërtim i krijuar në Japoni dhe nënkupton vet tregimin vizatimor por edhe artistët që e krijojnë por në japonisht shtohet edhe prapashtesa -ka që nënkupton ekspertin dhe artistin duke u quajtur kështu artistin mangaka[2] . Termi manga më pas është përhapur edhe nëpër botë për të identifikuar këto krijime të artistëve japonezë. Manga morën famë dhe fituan popullaritet diku pas viteve 50[3]. Zakonisht, rrëfejat vizatimore të botuara më parë në libra ose revista, ndiqen nga prodhimi i një filmi të animuar serial të njohur në Japoni me emërtimin anime (shembull Dragon Ball Z ose Oh My Goddess!) ose anasjellas (shembull Cowboy Bebop)[4]. Jo si rregull, por ndodh që manga të ndjek një zhvillim të ngjarjeve krejt ndryshe nga serialet filmike anime (shembull Tenjou Tenge ose Outlaw Star), pra ndodh një përshtatje e materialit kur kalohet nga mjeti i komunikimit si libri tek një tjetër mjet komunikimi si filmat e animuar ose anasjelltas[5].

Fjala "Manga" e shkruar në kanxhi nga Seasonal Passersby (Shiki no Yukikai), e vitit 1798, nga Santō Kyōden dhe Kitao Shigemasa.

Në Japoni mangat lexohen nga të gjitha moshat. Janë të përfshira disa zhanre të ndryshme: romancë, sport-lorja, historik, dramë, komedi, fantashkencë, mister, horror, erotik[6]. Historitë manga zakonisht printohen bardhë e zi në pjesën më të madhe të faqeve, megjithëse ekzistojnë dhe mangat me ngjyra[7]. Në Japoni mangat botohen në seri nga revista mangash ku një botim i revistës përmban nga një kapitull për disa tituj të ndryshëm mangash, duke vazhduar më pas tregimin me kapitujt e radhës për çdo titull në botimin e rradhës së revistës[8]. Një artist manga (mangaka ne japonisht) punon me disa asistentë në një studio të vogël dhe është i lidhur me një kompani botuese[9]. Nëse seritë e një mange janë shume popullore, mund të animohen (Anime).

Si lexohet një manga tradicionale. Shembulli nga manga Lilim Kiss.

Ashtu si u përmend më lartë, mangat e kanë origjinën e tyre nga Japonia, megjithatë ekzistojnë edhe shumë lloje të tjera rrëfimesh vizatimore me karakteristikat tipike të mangave që e kanë origjinën nga vende të ndryshme si ShBA, Gjermani, etj. Kuptohet që ekzistojnë ndryshime orientuese (në tema dhe vizatime) midis mangave publikuar në Japoni dhe vendet e tjera. Në titujt amerikan ka ngjashmëri të shumta ku titujt më të spikatur janë Amazing Agent Luna, Aoi House, Captain Nemo (manga) e të tjera. Këto njihen në Amerikë edhe si Amerimanga ose ndryshe njihen edhe si OEL Manga (Original English-language manga).

Shembull i një mange që tregon emocionet e ndryshme të karakterit.

Mangat origjinale si rregull lexohen nga e djathta në të majtë, ndërkohë që disa publikues të ndryshëm evropianë dhe amerikanë kanë tendenca t'i publikojnë librat e tyre në mënyrë që lexuesit të lexojnë nga e majta në të djathtë. Publikues të tjerë vazhdojnë të botojnë përkthimet e tyre në mënyrën tradicionale. Pra edhe vetë libri fillohet nga fundi duke u shfletuar në fillim.

Shiko edhe

Referime

Lidhje të jashtme