Metri katror

Metri katror është njësia e prejardhur e sipërfaqes në SI me simbolin m2. Është përkufizuar si sipërfaqja e një katrori, brinjët e të cilit janë saktësisht 1 m. Metri katror derivohet nga njësia e metrit në SI i cili vetë perkufizohet si gjatësia e rrugës së përshkuar nga dritavakumin absolut gjatë një intervali kohor të 1\299,792,458 pjesë të sekondes. Shtimi dhe zbritja e prefiksave të SI-së krijon shumëfishat dhe nënfishat por meqë njësia është në katror, madhësia e diferencës ndërmjet njësive dyfishohet në lidhje me njësite lineare. Për shembull, një kilometer është 1000 (një mijë) here gjatësia e një metri por një kilometer katror është 1000000 (një milion) herë sipërfaqja e nje metri.Pra,m2 100 * 100

.

Prefiksat që i aplikohen metrit katror në SI

ShumëzimiEmriSimboliShumëzimiEmriSimboli
100metër katrorm2100metër katrorm2
102dekametër katrordam210–2decimetër katrordm2
104hektometër katrorhm210–4centimetër katrorcm2
106kilometër katrorkm210–6milimetër katrormm2
1012megametër katrorMm210–12mikrometër katrorµm2
1018gigametër katrorGm210–18nanometër katrornm2
1024terrametër katrorTm210–24pikometër katrorpm2
1030petametër katrorPm210–30femtometër katrorfm2
1036eksametër katrorEm210–36atometër katroram2
1042zetametër katrorZm210–42zeptometër katrorzm2
1048jotametër katrorYm210–48joktometër katrorym2

Konvertimet

Një metër katror është i barabartë me:

  • 0.000 001 kilometra katrorë (km2)
  • 10,000 centimetra katrorë (cm2)
  • 0.000 1 hektarë (ha)
  • 0.000 247 105 381 akra
  • 1.195 990 jarde katrorë
  • 10.763 911 kembë katrorë
  • 1,550.003 1 inc katrorë