Muhammad Ali

Muhammad Ali (sq: Muhamed Ali, i lindur Cassius Marcellus Clay, Jr. 17 janar 1942 në Louisville, ShBA - 3 qershor 2016) ishte një boksier profesional amerikan, ai konsiderohet si një ndër boksierët më të mëdhejnë në kategorinë e rëndë. Një figurë kontroverze gjatë fillimit të karrierës, Ali është sot i njohur jo vetëm për aftësitë e tija në ring por edhe për vlerat që ai mbështeti: lirinë fetare dhe drejtësinë racore. Konsiderohet një ndër figurat më të njohura të sportit në 100 vitet e fundit. Vetëm në moshën 22 vjeçare arriti të bëhej kampion i botës në peshat e rënda, në vitin 1964 duke fituar ndaj Sonny Listonit.[1] Pak pas asaj ndeshjeje ai u konvertua në Islam.

Muhammad Ali
Muhammal Ali
U lind në17 janar 1942
Louisville (Kentucky), ShBA
Vdiq3 qershor 2016 (74 vjeç)
Scottsdale, Arizona, ShBA
Emrat e tjerëCassius Marcellus Clay,Jr.
ProfesioniBoksier

Ai ishte aktiv prej vitit 1960 deri 1967 dhe prej 1970 deri 1981. Gjatë karrierës arriti të bëhet boksieri më i mirë në kategorinë e tij dhe llogaritur sipas pikëve është boksieri më i mirë i të gjitha kohërave me 1,971 pikë. Nga 61 ndeshje boksi ai ka arritur 56 fitore (36 me nokaut) dhe 5 humbje. Muhammad Ali ndërroi jetë në një spital të Arizonas në 3 qershor 2016.[2]

Kalimi në Islam

Pas ndeshjes më 25 shkurt të vitit 1964 me boksierin Sonny Liston në kategorinë e rëndë për Titullin Botërorë gjer në atë kohë i njohuri Cassius Clay e ndërroi emrin e tij fillimisht në Muhammad X e pastaj në Muhammad Ali me të cilin do të njihet gjat gjithë jetës së tijë të më vonshme. Me këtë ai dëshmoi kalimin e tij publik në Islam. Për këtë vendim ndikim të madh kishte miku i tij i ngushtë Malcolm X.[3]

Marrja e licensës për boksim

Nga viti 1967 gjer në vitin 1970 për tri vite me radh iu mor licensa e boksimit për shkak të refuzimit dhe protestës së tijë që të shkonte në luftë në Vietnam.

Jeta personale

Muhammedi u martua katër herë dhe ka nëntë fëmijë: shtatë vajza dhe dy djem. Për herë të parë, ai u martua më 14 gusht 1964 me Sonji Roi, por u divorcuan më 10 janar 1966. Më 17 gusht 1967, ai u martua me Belinda Boyd. Më vonë, ajo u knovertua në Islam dhe e ndryshoi emrin e saj në "Khalilah Ali". Ata kishin katër fëmijë: Maryum, binjakët Jamillah and Rasheda dhe Muhammed Ali, Jr..

Më 1977, ai u martua me Veronica Porsche. Ata kishin një vajzë me emrin Lejla Ali. Muhammedi dhe Porsche u divorcuan në vitin 1986.

Më 19 nëntorë 1986, ai u martua me Yolanda "Lonnie" Williams, ku më vonë Lonnie konvertohet në Islam.

Statistikat

S T A T I S T I K A T
TakimiDataKundërshtariVendiRezulatiRundeKategoria
611981-12-11Trevor BerbickNassau, BahametHumbje10 nga 10
601980-10-02Larry HolmesLas Vegas, ShBAHumbje10 nga 15Kategoria e Rëndë - WBC
591978-09-15Leon SpinksNew Orleans, ShBAFitore15 nga 15Kategoria e Rëndë - WBA
581978-02-15Leon SpinksLas Vegas, ShBAHumbje15 nga 15Kategoria e Rëndë - WBC
Kategoria e Rëndë - WBA
571977-09-29Earnie ShaversNew York, ShBAFitore15 nga 15Kategoria e Rëndë - WBC
Kategoria e Rëndë - WBA
561977-05-16Alfredo EvangelistaLandover, ShBAFitore15 nga 15Kategoria e Rëndë - WBC
Kategoria e Rëndë - WBA
551976-09-28Ken NortonBronx, ShBAFitore15 nga 15Kategoria e Rëndë - WBC
Kategoria e Rëndë - WBA
541976-05-24Richard DunnMünchen, ShBAFitore5 nga 15Kategoria e Rëndë - WBC
Kategoria e Rëndë - WBA
531976-04-30Jimmy YoungLandover, ShBAFitore15 nga 15Kategoria e Rëndë - WBC
Kategoria e Rëndë - WBA
521976-02-20Jean-Pierre CoopmanHato Rey, Porto RikoFitore5 nga 15Kategoria e Rëndë - WBC
Kategoria e Rëndë - WBA
511975-10-01Joe FrazierQuezon City, FilipinetFitore14 nga 15Kategoria e Rëndë - WBC
Kategoria e Rëndë - WBA
501975-06-30Joe BugnerKuala Lumpur, MalajziaFitore15 nga 15Kategoria e Rëndë - WBC
Kategoria e Rëndë - WBA
491975-05-16Ron LyleLas Vegas, ShBAFitore11 nga 15Kategoria e Rëndë - WBC
Kategoria e Rëndë - WBA
481975-03-24Chuck WepnerRichfield, ShBAFitore15 nga 15Kategoria e Rëndë - WBC
Kategoria e Rëndë - WBA
471974-10-30George ForemanKinshasa, Congo,
Republika Domenikane
Fitore8 nga 15Kategoria e Rëndë - WBC
Kategoria e Rëndë - WBA
461974-01-28Joe FrazierNew York, ShBAFitore12 nga 12Kategoria e Rëndë - NABF
451973-10-20Rudi LubbersJakarta, IndoneziaFitore12 nga 12
441973-09-10Ken NortonInglewood, ShBAFitore12 nga 12Kategoria e Rëndë - NABF
431973-03-31Ken NortonSan Diego, ShBAHumbje12 nga 12Kategoria e Rëndë - NABF
421973-02-14Joe BugnerLas Vegas, ShBAFitore12 nga 12
411972-11-21Bob FosterStateline, ShBAFitore8 nga 12Kategoria e Rëndë - NABF
401972-09-20Floyd PattersonNew York, ShBAFitore7 nga 15Kategoria e Rëndë - NABF
391972-07-19Alvin LewisDublin, IrlandaFitore11 nga 12
381972-06-27Jerry QuarryLas Vegas, ShBAFitore7 nga 12Kategoria e Rëndë - NABF
371972-05-01George ChuvaloVancouver, KanadaFitore12 nga 12Kategoria e Rëndë - NABF
361972-04-01Mac FosterTokyo, JaponiFitore15 nga 15
351971-12-26Jurgen BlinCyrih, ZvicërFitore7 nga 12
341971-11-17Buster MathisHouston, ShBAFitore12 nga 12Kategoria e Rëndë - NABF
331971-07-26Jimmy EllisHouston, ShBAFitore12 nga 12Kategoria e Rëndë - Vacant NABF
321971-03-08Joe FrazierNew York, ShBAHumbje15 nga 15Kategoria e Rëndë - WBC
Kategoria e Rëndë - WBA
311970-12-07Oscar Natalio BonavenaNew York, ShBAFitore15 nga 15Kategoria e Rëndë - NABF
301970-10-26Jerry QuarryAtlanta, ShBAFitore3 nga 15
291967-03-22Zora FolleyNew York, ShBAFitore7 nga 15Kategoria e Rëndë - WBA
281967-02-06Ernie TerrellHouston, ShBAFitore15 nga 15Kategoria e Rëndë - WBA
271966-11-14Cleveland WilliamsHouston, ShBAFitore3 nga 15Kategoria e Rëndë - Titulli Botërorë
261966-09-10Karl MildenbergerFrankfurt am Main, GjermaniFitore12 nga 15Kategoria e Rëndë - Titulli Botërorë
251966-08-06Brian LondonLondër, AngliFitore3 nga 15Kategoria e Rëndë - Titulli Botërorë
241966-05-21Henry CooperLondër, AngliFitore6 nga 15Kategoria e Rëndë - Titulli Botërorë
231966-03-29George ChuvaloToronto, KanadaFitore15 nga 15Kategoria e Rëndë - Titulli Botërorë
221965-11-22Floyd PattersonLas Vegas, ShBAFitore12 nga 15Kategoria e Rëndë - Titulli Botërorë
211965-05-25Sonny ListonLewiston, ShBAFitore1 nga 15Kategoria e Rëndë - Titulli Botërorë
201964-02-25Sonny ListonMiami Beach, ShBAFitore7 nga 15Kategoria e Rëndë - Titulli Botërorë
191963-06-18Henry CooperLondër, AngliFitore5 nga 10
181963-03-13Doug JonesNew York, ShBAFitore10 nga 10
171963-01-24Charley PowellPittsburgh, ShBAFitore3 nga 0
161962-11-15Archie MooreLos Angeles, ShBAFitore4 nga 12
151962-07-20Alejandro LavoranteLos Angeles, ShBAFitore5 nga 10
141962-05-19Billy DanielsNew York, ShBAFitore7 nga 10
131962-04-23George LoganLos Angeles, ShBAFitore4 10
121962-03-28Don WarnerMiami Beach, ShBAFitore0 nga 4
111962-02-10Sonny BanksNew York, ShBAFitore4 nga 10
1029 nëntor, 1961Willi BesmanoffLouisville, ShBAFitore7 nga 10
97 tetor, 1961Alex MiteffLouisville, ShBAFitore6 nga 10
822 korrik, 1961Alonzo JohnsonLouisville, ShBAFitore10 nga 10
726 qershor, 1961Duke SabedongLas Vegas, ShBAFitore10 nga 10
619 prill, 1961LaMar ClarkLouisville, ShBAFitore2 nga 10
521 shkurt, 1961Donnie FleemanMiami Beach, ShBAFitore7 nga 8
47 shkurt, 1961Jimmy RobinsonMiami Beach, ShBAFitore1 nga 8
317 janar, 1961Tony EspertiMiami Beach, ShBAFitore3 nga 8
227 dhjetor, 1960Herb SilerMiami Beach, ShBAFitore4 nga 6
129 tetor, 1960Tunney HunsakerLouisville, ShBAFitore6 nga 6

Citate

  • Vitet janë çfardo që mendon se janë. Je i vjetër aq sa mendon se je.
  • Fluturo si flutur, thumbo si bletë.
  • Frazier është aq i shumtuar aq sa duhet t'i dhuroj fytyrën e tijë US Bureau of Wild Life (sq.: Byroja Amerikane për Jetë të Egër).
  • Jam astronaut i boksit. Joe Louis dhe Dempsey ishin vetëm xhet pilotë. Unë jamë në botën time.
  • Besoj në fenë Islame. Besoj në All-llahun dhe paqen.
  • E urreja çdo minutë të trajnimit, por thoja:"Mos u dorzo. Vuaj tash dhe jeto pjesën e mbetur të jetës si kampion."
  • Kam me e rrah aq keq sa do ti duhet mbathëse këpucësh që ta fus kapelën në kokë.
  • Dashuria është rrjetë që i kap zemrat si peshqit.
  • Lufta ime më e fortë ishte me gruan time të parë.

Shih edhe

Lidhje të jashtme