Ribozomi

Ribozomet gjenden në membranën e Retikulumit endoplazmatik granular (REG), në Kloroplaste por ato mund të gjenden të lira edhe në citoplazmë.Janë organele me madhësi 25 mm.

Organelet e nje qelize eukariote (shtazore)

Ribozomet janë një makinë komplekse molekulare, të lokalizuara brenda të gjitha qelizave të gjalla dhe shërbejnë si vend i sintezës biologjike të proteinave (translacioni, nga ang. "translation" - përkthim). Ato i lidhin aminoacidet së bashku në rendin e përcaktuar nga molekulat e ARN-së informative (ARNi). Ribozomet përbëhen nga dy komponente kryesore: nën-njësitë e vogla ribozomale, të cilat lexojnë ARN-në informative, dhe nën-njësitë e mëdha, të cilat bashkojnë aminoacidet për të formuar një zinxhir polipeptid. Çdo nën-njësi përmban një ose më shumë molekula të ARN-së ribosomale (ARNr) dhe një shumëllojshmëri të proteinave ribosomale (r-proteina ose rProteina [1]). Ribozomet së bashku me proteinat përcjellëse gjithashtu njihen si "aparati përkthyes".

Struktura

Janë trupa të rrumbullakët që përbërë nga dy nënnjësi, çdonjëra prej të cilave formohet nga një molekulë ARN-je e lidhur me një proteinë.

Funksioni

Ribozomet kanë rol aktiv ne biosintezen e proteinave.

Referime