Vëllazëria Myslimane

Shoqata e Vëllazërisë Myslimane (Arabisht: جماعة الإخوان المسلمين‎ Jamāʻat al-Ikhwān al-Muslimīn) i njohur shkurt si Ihvanul Muslimin (الإخوان المسلمون al-Ikhwān al-Muslimūn), është organizatë synitë themeluar nga dijetari Hasan el-Bena në vitin 1928.[1][2][3][4] Në vitin 2012 sponzoroi partitë e zgjedhura politike në Egjipt pas Revolucionit të 25 janarit të vitit 2011.

Logoja zyrtare e Vëllazërisë Myslimane i viteve 1930

Qëllimi i deklaruar i Vëllazërisë është të fut Kur'anin dhe Synnetin si "pikë referimi vetëm për ... urdhërimin e jetës së familjes myslimane, individit, komunitetit ... dhe shtetit".[5]

Vëllazëria vetë pohon se është një organizatë paqësore dhe demokratike[6][7] dhe se udhëheqësi i saj "dënon dhunën dhe aktet e dhunshme".[8]

Motoja

"Motoja më e përdorur i Vëllazërisë" (sipas BBC) është "Islami është Zgjidhja". Sipas akademikut Khalil Jusuf, motoja e tij "ishte tradicionalisht" "Besimtarët janë vetëm vëllezër".[9] Sipas vitit 2015, shoqata u konsiderua si organizatë terroriste nga qeveria e Bahrainit,[10][11] Egjiptit,[12] Rusisë,[13] Sirisë,[14] Arabisë Saudite[15] dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.[16]

Themelimi

Hasan el-Bena themeloi Vëllazërinë Myslimane në qytetin e Ismailisë në mars të vitit 1928 me gjashtë puntorë të Kompanisë së Kanalit të Suezit si lëvizje Pan-islamiste, fetare, politike dhe sociale.[17] Kompania Kanali i Suezit e ndihmuan el-Benën që ta ndërtojë një xhami që do të shërbejë si seli e Vëllazërisë, sipas Shoqata e Vëllazërisë Myslimane të Richard Mitchell.[18] Sipas el-Benës, Islami bashkëkohor kishte humbur dominancën sociale, sepse shumica e myslimanëve ishin korruptuar nga ndikimet perëndimore. Themeloi instuticione sociale si spitale, barnatore, shkolla etj.

El-Bena mbajti pikëpamje shumë konzervative mbi çështje të tilla si të drejtat e grave, duke kundërshtuar të drejtat e barabarta për gratë, por duke mbështetur vendosjen e drejtësisë ndaj grave. Vëllazëria u rrit me shpejtësi duke shkuar nga 800 anëtarë më 1936, në 200,000 deri më 1938 dhe mbi 2 milionë deri në vitin 1948.[19]

Ndërsa ndikimi i saj u rrit, kundërshtoi sundimin britanik në Egjipt që nga viti 1936,[20] por u ndalua pasi u akuzua për vrasje të dhunshme,[21] përfshirë vrasjen e një Kryeministri nga një anëtar i ri i Vëllazërisë.[22][23][24]

Lidhje të jashtme

Referime