Formimi i vendeve të reja në Evropë dhe Lindjen e Mesme
Transferimi i kolonive dhe territoreve gjermane në vende të tjera, ndarja e Perandorisë Osmane, shpërbërja e Austro-Hungarisë dhe rënia e Perandorisë Ruse
detaje të mëtejshme...Military deaths by country:[1][2]
1,811,000
1,398,000
1,115,000
651,000
250,000–335,000
275,000
117,000
59,000–88,000
26,000
7,000
3,000
<1,000
Ushtarë të vdekur: 4,386,000
Ushtarë të plagosur: 8,388,000
Gjithsej: 12,774,000 KIA, WIA and MIA
Civil të vdekur: 3,700,000
detaje të mëtejshme...Vdekjet ushtarake sipas vendit:[1]
2,051,000
Stampa:Country data Austria-Hungary 1,200,000
772,000
88,000
Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo luftë filloi me pretekstin e vrasjes së Arqidukës Franc Ferdinand, pasardhësit të fronit austriak. Kjo luftë e paparë ndonjëherë në historinë e njerëzimit i kushtoi atij humbjen e 20 milionë njerëzve. "Lufta e Madhe" përfshiu gjashtë kontinentet e banuara të lëmshit tokësor: Afrikë, Amerikë e Jugut, Amerikë e Veriut dhe Australi.
Lufta e pare botërore ishte kryesisht e përqendruar tek dy blloqet. Blloku i Antantes ku bënin pjesë: Britania ,Franca dhe Perandoria Ruse dhe blloku Tripalësh (Forcat Qendrore) ku bente pjese Gjermania, Austro-Hungaria, Perandoria Osmane dhe Bullgaria .Te dyja blloqet kerkonin pretekst per fillimin e luftes. Dhe ai u gjet ne 28 qershor 1914 kur nje nacionalist serb Gavrillo Princip, vrau trashëgimtarin e fronit të Austrisë, Franc Ferdinandin. Austro-Hungaria i dërgoi ultimatum Serbisë, por Serbia refuzoi kushtet e tij, dhe pas nje muaji, respektivisht me 28 korrik, Austro-Hungaria hyn ne lufte me Serbinë.
Lufta e Parë Botërore shënoi mbarimin e rendit botëror që u vendos pas Luftërave Napoleonike, dhe ishte një shkaktare e rëndësishme për shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore.Atentati per vrasjen e franc Franc Ferdinand njihet ndryshe si atentati i Sarajevës.
Strategjia gjermane në 1914, e njohur si Plani Schlieffen, ishte të mundej fillimisht Franca dhe fortifikimet të shmangeshin duke i rënë përmes Belgjikës, e më pas të sulmohej Rusia. Megjithatë kjo manovër dështoi për shkak të qëndresës belge dhe franceze, dhe përforcimeve britanike. Në fund të vitit 1914, fronti perëndimor përbëhej nga një vijë e vazhduar transheshë që zgjatej nga Kanali Anglez deri në Zvicër. Fronti Lindor ishte më elastik por asnjëra nga palët nuk mundi të merrte një përparësi vendimtare, megjithë një seri sulmesh të kushtueshme. Luftimet u zgjeruan në fronte të dyta kur Bullgaria, Rumania, Greqia, Italia dhe të tjerat hynë në luftë mes 1915 dhe 1916.
Shtetet e Bashkuara hynë në luftë në anën e Aleatëve në Prill 1917, ndërkohë bolshevikët zunë pushtetin në Revolucionin e Tetorit dhe bënë paqe me fuqitë qëndrore në fillim të vitit 1918. Të liruar nga detyrimet e frontit lindor, gjermanët nisën një sulm në perëndim në mars 1918, duke shpresuar të arrinin një fitore vendimtare para mbërritjes së trupave amerikane. Dështimi i këtij sulmi e la Ushtrinë Pernadorake Gjermane të drobitur dhe të demoralizuar dhe kur Aleatët filluan sulmin në Gusht 1918, forcat gjermane nuk mundën ta ndalonin përparimin e tyre.
Mes 29 Shtatorit dhe 3 Nëntorit 1918, Bullgaria, Perandoria Osmane dhe Austro-Hungaria pranuan armëpushimin me Aleatët duke e lënë Gjermaninë të izoluar. Duke u përballur me revolucionin në shtëpi dhe me ushtrinë në prag të dezertimit, KajzeriWilhelm II abdikoi më 9 Nëntor. Armëpushimi i 11 Nëntorit 1918 tre ditë më vonë mbylli luftimet ndërsa Konferenca e Paqes së Parisit vuri disa detyrime mbi fuqitë e mundura, më e njohura nga to Traktati i Versajës.
Shkaqet e LPB-së ishin të shumëllojshme. Britania e Madhe dhe Franca humbën parësinë ekonomike dhe ushtarake, kurse vendi i tyre ishte marrë nga forcat e reja ushtarako-ekonomike SHBA, Gjermani dhe Japonia. Ky ekuilibër i ri ushtarako-ekonomik, këmbëngulja për ndarje të re të botës në zona për ndikim, ndarja e re e tregjeve të reja dhe lëndë të parë - e gjitha kjo e ndërlikoi seriozisht jetën politike ndërkombëtare dhe krizat politike bëheshin gjithnjë me te shpeshta dhe më të rrezikshme. Rivaliteti midis fuqive të mëdha u theksua në Evropë, Azi dhe Afrikë. Për arritjen më të mirë të qëllimeve të tyre, fuqitë e mëdha evropiane formuan dy blloqe luftarako-politike: ANTANTËN dhe FORCAT QENDRORE.