Flamuri i Afganistanit

Flamuri i Afganistanit (Persisht: پرچم افغانستان) ka pasur shumë flamuj gjatë shekullit 20-të. Afganistani ka pasur 20 flamuj që nga viti 1709 e deri më tani. Flamuri i tanishëm është bërë nga viti 2004.

Falmuri i Afganistanit

Ky flamur eshte i njejte si rrjedhoje gjate monarkise, midis viteve 1930-1973 ne Afagnistan. Ndryshimi eshte shtesa e mbishkrimit "shahadah" ne krye ne brendesi te emblemes e shenuar ne ngjyre te verdhe. Flamuri i Afganistanit është me tri ngjyra: e zezë, e kuqe dhe e gjelbërt dhe në qendër është emblema e shtetit. Kjo embleme ka qene prezente ne shumicen e flamujve te Afganistanit ne njezet vitet e fundit. Emblema qendrore eshte emblema klasike e Afganistanit e karakterizuar nga skicimi i xhamise me mihrab-in e tij dhe shfaqjen e Makah .

Afganistani ka pasur ndryshimet me te shumta te flamurit te tij gjate shekullit te XX, se cdo shtet tjeter ne bote. Kane ekzistuar 20 flamuj te ndryshem qe nga flamuri i pare i Dinastise Hotaki (1709-1738) dinasti kjo e themeluar ne vitin 1709, e cila e shpalli Afagnistanin te pavarur.

Historia e flamujve

VitiFlamuriNotëQeveriaShënimet'
1709–1738 2:3Dinastia e Hotakut
1747–18422:3Peranodria e DurranitKy flamur u përdorë nën dinastin e Ahmed Shah Durranit
1826–1880Nuk ka pasur ndonjë flamur gjatë kësaj epoke.Emirati i AfganistanitDinastia Barakzai nuk e ka përdorë flamurin së bashku me Durranët.
1880–1901 2:3Emirati i AfghanistanitKy flamur u përdorë në sundimin e Abdur Rahman Khanit.
1901–1919 3:5Emirati i AfghanistanitKy flamur i shtetit u përdorë nën sundimin e Habibullah Khanit.
1919–1926/29 2:3Emirati i AfghanistanitFlamuri i parë u përdorë nën sundimin e mbretit Amanullah Khan. Vula ishte i zakonshëm në Perandorinë Osmane. Afghanistani u bë mbretëri më 1926.
1926–1928 2:3Mbretëria e AfganistanitFlamuri i dytë u përdorë nën sundimin e mbretit Amanullah.
1928 3:5Mbretëria e AfganistanitFlamuri i tretë u përdorë nën sundimin e mbretit Amanullah.
1928–1929 2:3Mbretëria e AfganistanitFlamuri i katërt u përdorë nën sundimin e mbretit Amanullah.
1929 2:3Mbretëria e AfganistanitFlamuri u përdorë në sundimin e Habibullah Kalakani. Kuq, zi dhe bardhë.
1929– 27 mars, 1930 2:3Mbretëria e AfganistanitFlamuri i parë u përdorë nën sundimin e Muhammed Nadir Shah.
27 mars, 1930 – 16 korrik, 1973 2:3Mbretëria e AfganistanitFlamuri i dytë u përdorë nën sundimin e Muhammed Nadir Shah
17 korrik, 1973 – 8 maj, 1974 2:3Republika e AfganistanitFlamuri i parë u përdorë për republikën e Afganistanit.
9 maj, 1974 – 26 prill, 19782:3Republika e AfghanistanitFlamuri i dytë u përdorë për republikën e Afganistanit
27 prill, 1978 – 18 tetor, 1978 2:3Republika demokratike e Afganistanit
19 tetor, 1978 – 21 prill, 19801:2Republika demokratike e Afganistanit
22 prill, 1980 – 29 nëntor, 1987 1:2Republika demokratike e Afganistanit
30 nëntor, 1987 – 26 prill, 19921:2Republika e Afghanistanit
27 prill, 1992 − 6 dhjetor, 1992 1:2Shteti Islamik i AfganistanitKy flamur u përdorë përkohësisht pas rëzimit së qeverisë së Najibullahut. Flamuri ka pasur ngjyrë të gjelbërt, të bardhë dhe të zi. Tek ngjyra e gjelbërt është shënuar tekbiri, ndërsa në qendër shehadeti.
7 dhjetor, 1992 – 26 shtator, 1996 1:2Shteti Islamik i Afganistanit / Aleanca verioreDizajni është shumë i ngjajshëm me flamujt e shteteve të Lindjes së Mesme. Gjithashtu ka logo me shehadet. Më lartë shkruhet "دا افغانستان اسلامی دولت", Shteti Islamik i Afganistanit.
27 shtator, 1996 – 26 tetor, 1997 2:3Emirati Islamik i Afganistanit
27 tetor, 1997 – 12 nëntor, 2001 2:3Emirati Islamik i AfganistanitFlamuri ishte me sipërfaqe të bardhe dhe me shehadet.
13 nëntor, 2001 – 27 janar, 2002 1:2Emirati Islamik i AfganistanitFlamuri ishte me emblemë dhe me shehadet.
28 janar, 2002 – 3 janar, 2004 1:2Administrata KalimtareKy flamur është i ngjajshëm me atë që u përdorë gjatë monarkisë nga viti 1930 deri më 1873.
4 janar, 2004– deri më tani 2:3Republika Islamike e AfganistanitFlamuri është i ngjajshëm me flamurin e kaluar, por ndryshimi është emblema. "دا افغانستان اسلامی دولت" Shteti Islamik është ndryshuar në "افغانستان" Afganistan.

Kreu i flamurit së shtetit

VitiFlamuriNotëPërdorimiShënimet
1931–1973 2:3Mbreti i AfganistanitStaneardi i mbretit afgan.
2004–present 2:3Presidenti i AfganistanitStandardi i presidentit afgan.

Shiko edhe

Lidhje të jashtme